visi baner 5

Ftesa e Ramës, aplikimet për punë arrijnën në 7 mijë

imagesKa arritur në mbi 7 mijë numri i personave që i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama për të aplikuar për një vend pune në administratën publike dhe jo vetëm, gjatë qeverisjes së të majtëve. Ky numër individësh nga brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shprehur interes, duke aplikuar për një vend pune në faqen e vënë në dispozicion nga PS dhe vet Rama. Aplikimi në fakt kalon në disa faza, ku fillimimisht aplikanti duhet të dërgojë emrin dhe mbiemrin e tij, arsimin, vendin nga aplikon në adresën e posaçme të hapur nga kryesocialisti Edi Rama edirama@ps.al. Ky hap konsiderohet dhe si nisje e procedurës së ankimimit dhe për të Rama, nëpërmjet kompjuterit dërgon një përgjigje konfirmuese “Faleminderit që shprehët interesin tuaj”. Më pas pas disa ditësh në adresën e aplikantit vjen një mesazh i dytë, kësaj here nga drejtori i komunikimit të kryeministrit të zgjedhur, Endri Fuga, ku ky i fundit të kërkon të specifikosh vendin apo fushën, ku aplikanti kërkon të punojë apo kontribojë. Në këtë email të dytë Fuga i bën të qartë aplikantit se aplikimi në këtë projekt nuk do të thotë detyrimisht se ai do të gjejë një punë. Për të bërë këtë specifikim ai të drejton që të plotësosh një formular në një faqe tjetër të kryesocialistit Edi Rama në internet “ëëë.edirama.al/fusha_interesit/”. “I dashur …… Ju jeni një prej …. personave që deri sot kanë dërguar letrën e interesit dhe CV-në për bazën e të dhënave që po krijojmë.
Ju falenderoj për besimin e shprehur përmes reagimit Tuaj konkret ndaj apelit publik të kryeministrit të zgjedhur Edi Rama. Përfitoj nga rasti të nënvizoj edhe një herë se ky projekt nuk është një garanci për punë”, – shkruan Fuga në emailin e vet që i dërgon një aplikanti. Më tej ai thekson se “Përmes kësaj baze të dhënash ne do të krijojmë kushtet që sipas fushës, Ju të merrni informacion, për çdo mundësi konkurimi për një vend pune të lirë në sektorin publik. Në vijim Ju lutemi të klikoni në linkun http://ëëë.edirama.al/fusha_interesit/ dhe të zgjidhni një prej fushave ku doni të jepni kontributin tuaj, për të ndihmuar në ecurinë e projektit”, përfundon mesazhi i Fugës i cili sërisht është mesazh tip dhe që u dërgohet të gjithë aplikantëve njësoj. Pasi i interesuari plotëson të dhënat që kërkon në formularin e vënë në dispozicion në faqen e kryesocialistit, nga ky i fundit të vjen një mesazh tjetër ku ai shkruan “Faleminderit që zgjodhët fushën ku doni të jepni kontribut”. Kjo është ajo që ka ndodhur deri më tani me këtë projekt, pasi siç edhe shpjegohet në këto emaile, aplikantët nuk kanë siguruar një vend pune, por ata kanë siguruar mundësinë që të konkurojnë për një vend pune në momentin që ai do jetë i lirë sipas fushës së interesit të shprehur. Për këtë ata do lajmërohen nga PS dhe stafi i kryetarit Rama.

Reklama-Eagle

NJë përgjigje për "Ftesa e Ramës, aplikimet për punë arrijnën në 7 mijë"

  1. LULI  29/07/2013 në 8:29 pm

    Po karten e antaresise ne PS a duhet ta paraqesim ne
    qe duam pune???

Komentet janë mbyllur