Tatimet shpallin konkursin për 150 vende të reja pune

ulen_tatimet_lokale_per_33_ne_Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpallur 150 vende të lira në po këtë drejtori, si dhe në drejtoritë e rretheve. Në faqen online të kësaj Drejtorie, listohen 150 pozicionet e punës, për të cilët do të kandidojnë personat e interesuar, që plotësojnë dhe kriteret në varësi të postit, dhe më pas do të testohen. Ndër kriteret kryesore janë përfundimi i shkollës së lartë në varësi të pozicionit të punës, eksperienca në administratën tatimore jo më pak se dy vjet, si dhe njohja e gjuhëve të huaja. Në njoftimin zyrtar thuhet se dokumentet duhet të dorëzohen pranë drejtorisë Tatimore dhe “Çdo mungesë e dokumenteve, e skualifikon automatikisht kandidatin nga e drejta për konkurrim. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil brenda dhe jashtë administratës tatimore, sipas procedurave të konkurrimit të Shërbimit Civil. Pas verifikimit paraprak, brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumenteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëhet shpallja e listës së konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin, si dhe data e vendi se ku do të bëhet konkurrimi”. Sipas këtij njoftimi, postet ku do të zhvillohet konkurrimi për vendet e lira janë: “Drejtor Drejtorie” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; Drejtorit të Drejtorisë së investigimit të Brendshëm; Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore; “Përgjegjës Sektori; inspektorë dhe specialistë. Në njoftim theksohet se përparësi do të kenë të interesuarit të cilët zotërojnë grada pasuniversitare, master, doktoraturë në fushat e kërkuara, njohuri të gjera menaxheriale, njohuri në legjislacionin tatimor, si dhe në administrimin e tatimeve.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login