Europë, kriza ekonomike i jep hov doktoraturave industriale

industrial_phdTheksi i politikave, të përkeqësuar nga kriza ekonomike dhe normat e lartë të papunësisë në shumë prej vendeve perëndimore, është  vendosur në nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes arsimimit dhe tregut të punës.

Synimi është të përmirësohet norma e  punësimit  të  të rinjve dhe të ulet papunësia, veçanërisht te gjysma e të diplomuarve me doktoraturë në shumë vende- për shembull në SHBA, Gjermani, Australi dhe Itali-  që nuk aspirojnë për një karrierë akademike  e as nuk gjejnë punësim në akademi.

Kjo ka çuar në emergjencën e krijimit të diplomave doktorale hibride, duke kombinuar kërkimin akademik me elementë të praktikës, siç janë doktoraturat profesionale, doktoratura e bazuara në punë, doktoraturat e praktikës profesionale dhe doktoraturat industriale.

Të gjitha udhëhiqen nga një nocion i përafërt që përfshin një specializim një fushat disiplinore si edhe aftësinë nga ana e të diplomuarve për të aplikuar metoda shkencore kërkimi me synimin për të dhënë kontribut në dije. Veç  kësaj, këta programe kanë shumë pak të përbashkëta.

Doktoraturat industriale në Europën kontinentale ndryshojnë jo vetëm nga doktoraturat tradicionale,  por edhe  nga ato profesionale të përhapura gjerësisht në Britani dhe Australi si  dhe nga doktoratat e praktikës profesionale në ShBA.

Doktoraturat tradicionale përgjithësisht i përgatisin të diplomuarit për një karrierë në akademik. Ato janë disiplina specifike dhe synojnë të japin kontribut në dije. Doktoraturat profesionale janë të drejtuar ndaj profesionistëve në mes të karrierës. Synojnë të japin kontribut në praktikë dhe janë me specifika organizative kryesisht  në shërbim dhe ndërmerren kryesisht nga njerëz që kanë hyrë tashmë në tregun e punës.

Doktoraturat e praktikës profesionale, të përhapura gjerësisht në ShBA, ndryshojnë nga ato profesionale sepse janë kryesisht “para-shërbimi” dhe kërkohen gjithnjë e më shumë nga shoqata profesionale dhe agjenci për të hyrë në praktikën profesionale. Ato janë të pajisura  drejt një profesioni specifik dhe ndryshe nga doktoratat profesionale në Britani dhe Australi nuk konsiderohen ekuivalente me një PhD.

Megjithatë në Europën kontinentale nuk njihen as doktoratat profesionale e as ato të praktikës profesionale dhe  PhD-të industriale, një variant i asaj tradicionales janë i vetmi program i disponueshëm doktoral i orientuar nga praktika. Këto lloj doktoraturash industriale janë tipike në vendet Nordike, veçanërisht në Danimarkë dhe Suedi.

Nuk ka ligje të përgjithshme në nivelin e Bashkimit Europian që rregullon çështjen dhe emërtimin “Doktoratë industriale europiane”, e cila  i referohet një programi specifik të BE-së të prezantuar brenda kuadrit të “ Marie Curie Action” e  që konsiston në një doktoraturë të përbashkët të zhvilluar mes pjesëmarrësit akademik (universitet apo  institut kërkimor) dhe një kompanie të vendosur në dy shtete anëtare të BE-së.

Doktoraturat industriale

Në mungesë të një ligji të përbashkët në nivelin europian doktoraturat industriale janë zhvilluar në mënyra të ndryshme përqark Europës. Në disa raste si në Danimarkë dhe Francë, doktoraturat industriale rregullohen qartësisht dhe  përkufizohen  si në legjislacion ashtu edhe në programet e udhëhequra nga qeveria.

Danimarka ishte vendi i parë që prezantoi tre vite më parë projektin doktoral të fokusuar në industri në bashkëpunim me një kompani private, një student doktoral dhe një universitet. Në këtë rast, organizata pritëse mund të aplikojë për një subvencion nga Agjencia Daneze për Shkencën, Teknologjinë dhe Novacionin për të mbuluar një pjesë të pagës për studentin doktoral.

Në Francë, kualifikime të ngjashme janë quajtur Marrëveshje industriale për Trajnim përmes Kërkimit dhe synojnë të strehojnë kërkim në partneritet publik- privat. Firma që mirëpret kandidatin doktoral merr një grant tre vjeçar nga Shoqata kKmbëtare për Kërkim dhe Teknologji, nga shteti.

Në Gjermani, doktoraturat industriale nuk janë të rregulluara me ligj, por mbi një bazë rast pas rasti, pavarësisht se 16% e të gjithë studentëve doktoralë çdo vit marrin doktoratura me baza në kompani.

Zakonisht bizneset bëjnë të disponueshëm disa nga pozicionet në kompani, kryesisht me kohë të pjesshme për aplikantët e interesuar për të marrë një doktoraturë industriale. Kandidatët aplikojnë për pozicionin dhe shkojnë përmes një interviste të rregullt pune dhe nëse dalin me sukses, është në dorë të tyre të gjejnë një profesor që ka dëshirë t’i udhëheqë projektet e tyre kërkimore.

Në shtete të tjera si Itali, doktoraturat industriale janë të rregulluara pjesërisht me ligj. Në vitin 2013 qeveria italiane nxori një dekret që dallonte vetëm në emërtim tre programe të ndryshëm doktoralë të orientuar nga praktika: programe doktoralë në bashkëpunim me kompanitë,  doktoratura industriale dhe programe doktoralë të bazuara në stazhe pune. Nuk ka detaje të mëtejshme për dy të parat, përveç emrit të tyre. Vetëm programet e kërkimit doktoral të bazuar në stazh  janë të përkufizuar mirë, pasi kanë ekzistuar  në ligjin italian prej afro një dekade, megjithëse legjislacioni nuk ka qenë kurrë  plotësisht i zbatuar. Në këtë rast stazhierët, siç është përmendur në vendet europiane , janë punonjës dhe jo studentë, që hyjnë në nivel të avancuar kontrate  për stazh  me punëdhënësin e tyre. Falë një marrëveshjeje të veçantë mes  universitetit  dhe punëdhënësit atyre u jepet leje për të ndjekur kurset, për të përftuar një diplomë doktoralë në fund të stazhit të punës. Një rast interesant në këtë kuadër është Shkolla Ndërkombëtare Doktorale  në formimin e kapitalit human dhe marrëdhënieve të punës e  promovuar nga ADAPT,  në Itali, e cila  në katër vitet e fundit ka financuar afro 248 bursa me anë të një rrjeti të gjerë të kompanive, punëdhënësve, shoqatave dhe unioneve që e kanë bërë të mundur ngritjen e  një fondi prej  8 milionë euro për bursat.

Komentet janë mbyllur