visi baner 5

Kodi i Etikës, jo më kurse private nga mësuesit

13-09-13-07-44-53big_lindita-nikollaMinistria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me ministrin për Çështjet Vendore dhe zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë, prezantuan dje Kodin e Etikës së Mësuesit në Arsimin Parauniversitar Publik dhe Privat. Ndërsa e vlerësoi këtë Kod, edhe si instrument parandalues në luftën kundër korrupsionit në sistemin arsimor në Shqipëri, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla veçoi një ndër masat që parashikon dokumenti, ndalimin e kurseve private nga mësuesit. Sipas ministres Nikolla, ky Kod Etike do t’u vijë në ndihmë mësuesve dhe punonjësve të tjerë të arsimit për të njohur, kuptuar dhe zbatuar standardet etike të nevojshme për realizimin e misionit të arsimit dhe për të marrë vendime në kuadrin e realizimit të këtij misioni. Ndërsa e vlerësoi këtë Kod, edhe si instrument parandalues në luftën kundër korrupsionit në sistemin arsimor në Shqipëri, Nikolla veçoi një ndër masat që parashikon dokumenti, ndalimin e kurseve private nga mësuesit. Gjithashtu ministrja foli edhe për mundësinë e ndryshimit të formulës së provimeve të maturës shtetërore. Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, nëpërmjet zv.shefit Olsi Dekovi, garantoi mbështetje dhe asistencë të vazhdueshme për zbatimin me sukses të dokumentit në fjalë. Gjatë konferencës u vu në dukje rëndësia që ka ky kod, si instrument ndihmës i organeve vendimmarrëse në nivel qendror, vendor e komunitar, në hartimin e politikave dhe të veprimtarive që krijojnë mjedise motivuese të nxëni. Parimet themelore mbi të cilat është hartuar kodi i etikës së mësuesit janë; Parimi i përkushtimit ndaj nxënësit, mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi në lidhje me procesin e të nxënit; Parimi i përkushtimit ndaj profesionit, mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi për përsosjen e cilësive të tij personale në funksion të të nxënit dhe të mjedisit arsimor që e mbështet atë në të gjitha drejtimet; Parimi i përkushtimit ndaj komunitetit për krijimin e një mjedisi motivues për arsimin. 

Reklama-Eagle

NJë përgjigje për "Kodi i Etikës, jo më kurse private nga mësuesit"

  1. Shqiptar Ahmeti  17/12/2013 në 4:02 pm

    Kodi i etikes eshte nje genjeshter e zoterise se KE dhe Ministrise pasi ai ka dale nje vit me pare

Komentet janë mbyllur