visi baner 5

Lajmi i fundit/ Kontrabanda, arrestohet Drejtori i Kufirit në Korçë

Rrjeti i kontrabandes se mallrave ne kufirin shqiptar behet me “bekimin” e krereve te policise. Sot ne mengjes eshte goditur nje grup timthumb (5)kriminal qe fuste mallra kontrabande ku pjese e grupit ishte dhe Drejtori i Policise Kufitare te Korçes. Ministra e Brendshme ben te ditur ne nje njoftim per shtyp arrestimin e drejtorit te Kufirit Ylber  Zyberi,41 vjeç dhe shpall ne kerkim disa persona te tjere si pjese e ketij grupi.

Njoftimi i Ministrise se Brendshme:

Arrestohet në flagrancë Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës dhe shpallen në kërkim disa persona që dyshohet se ishin pjesë e një grupikriminal që kryente kontrabandë të mallrave industrialë dhe aty me akcizë.

Në datë 03.12.2013u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylber Qemal Zyberi,41 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandës me mallra të tjera”, dhe “Shpërdorimit të detyrës” në bashkepunim, parashikuar nga nenet 25, 259, 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si rrjedhojë e aplikimit të metodave speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal që kanë ushtruar për disa kohë  kontrabandë të mallrave industriale dhe atyre me akcizë, jashtë pikës doganore, në kufirin jeshil, në afërsi të Fshatit  Zaroshkë, Komuna Pustec (Liqenas),Korçë.

Në orën 04:20, të ditës së sotme, në fshatin Zaroshkë, u bë e mundur kapja në flagrancë e mjetit me targa bullgare “E 1233 KM”, i cili ishte i ngarkuar me mallra industriale, konfeksione, kontrabandë në sasi dhe vlerë të konsiderueshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës,Ylber Zyberi ka favorizuar në vazhdimësi kalimin e mallrave kontrabandë jashtë pikës doganore, duke shmangur shërbimet e policisë kufitare në vendkalimet e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë. Zyberi dyshohet se shpesh herë ka bërë edhe shoqërimin e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë me qëllim mos kapjen e tyre nga strukturat e policisë.

SHKB në bashkëpunim me Njesinë Task-Force pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, të shtrirë në kohë edhe me shumë persona të tjerë të dyshuar, si dhe me implikime te strukturave të policisë kufitare në Qarkun e Korçës.

 

Reklama-Eagle

Komentet janë mbyllur