Aeroplani i humbur, bie skenari terrorist, por vazhdon agonia

Interpoli dhe policia malajziane thonë dy pasagjerët që përdorën pasaportat  e vjedhura për të hyrë në 82CCD24B-092E-465D-806C-FF729DF368D8_w640_r1_sbordin e avionit të zhdukur, nuk duket se kanë lidhje me terrorizmin.

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Donald Noble, thotë se zhdukja e aeroplanit malajzian nuk duket se ka lidhje me terorizmin. Ai thotë se informacioni i ri mbi dy burrat iranianë që përdorën pasaportat e vjedhura për të hyrë në bordin e aeroplanit, i zvogëlon mundësitë e zhdukjes së aeroplanit si rezultat i terrorizmit.

Inspektori i policisë, Gjenerali Khalid Tan Sri tha se 19 vjeçari iranian, i identifikuar si Pouria Nour Mohammad Mehrdad, mesa duket po përpiqej të imigronte drejt Gjermanisë.  “Kemi identifikuar njërin prej tyre. Ai është një 19 vjeçar iranian. Kemi zhvilluar hetime rreth tij dhe kemi kontaktuar organe të tjera ndërkombëtare të rendit lidhur me profilin e tij dhe besojmë se nuk ka të ngjarë të jetë pjesë e ndonjë grupi terrorist. Besojmë se ai po përpiqej të imigronte drejt Gjermanisë.”  Identiteti i burrit tjetër ende po hetohet. Por gjetjet e fundit zvogëlojnë mundësitë se ata po bashkëpunonin si pjesë e një komploti terrorist.

Deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë që kur aeroplani Boeing 777 u zhduk nga radarët të shtunën, rreth një orë pas nisja nga Kuala Lumpur, pa lëshuar asnjë sinjal emergjence. Kërkimet u zgjeruan të martën ndërkohë që të afërmit e 239 udhëtarëve në bordin e aeroplanit po përgatiten të përballen me lajmin  e hidhur. Dhjetëra anije dhe aeroplanë që po kryejnë kërkime nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, pas njoftimeve të mëparshme për mbetje të mundëshme apo gjurmë nafte në det.

Zyrtarët malajzianë po shqyrtojnë një numër skenarësh të mundëshëm që mund të kenë çuar në zhdukjen e aeroplanit që shkonte për në Pekin. Mes skenarëve të mundëshëm përfshihen shpërthimi, rrëmbimi, gabimi i pilotit apo defekti mekanik.

Për të komentuar rregjistrohuni këtu ose logoni me e-mail e Facebook. Për më shumë informacion lexoni

You must be logged in to post a comment Login