Grimohu me akull

Truku qe duhet ne dite vere, rrëmben kthjelltësinë e një cope akulli. Formula të freskëta dhe të tejdukshme i japin lëkurës më shumë refkese sesa tonalitet dhe ngjyra të përcaktuara. Sepse është verë. Dhe duhet freski.

Pluhur magjik

Magically Cool Liquid Powder është një pluhur i freskët, që i jep freskinë e një rryme oqeanike fytyrës tënde. Përmban një miks pigmentesh që ndriçojnë lëkurën.

Qerpikë të lagur

Wet Gloss Lash and Brow Clear është një rimel pa ngjyrë, ideal për të përvijuar qerpikët dhe vetullat, duke u dhënë një pamje të lagur dhe të rregullt. Eyes Lip Face.

Buzë të akullta

Efekt i lagur mbi buzë në sfilatën e stilistit Just Cavalli. Nuanca është një rozë pudër, por jo një ngjyrë e qartë. Efekti xhel e bën grimin të butë.

Shkëlqyes dhe balsam

Gloss Volupte Sheer Candy është një buzëkuq hidratues si një balsam por ndriçues si një gloss. Krijon një efekt pasqyrë dhe hidraton buzët. Yves Saint Laurent Parfume.

E freskët si uji

Glam Shine Fresh, një shkëlqyes brilant, i pasur me antioksidantë dhe vitamina. U jëp buzëve një pamje të plotë dhe të lëngshme. Nga L’Oreal Paris.

Vështrim i bardhë

Nga sfilata e Giambattista Valli: vështrim i veshur me të bardhë hënore, që mbulon edhe qerpikët dhe jep një efekt të akullt.

Theksi tek mollëzat

Mollëza të dukshme, falë një grimi gjithë dritë në sfilatën e Blumarine. Buzët janë të veshura me efekt të lagur dhe me një nuancë të lehtë mandarine.

Reflekse të argjendta

Një nuancë e spikatur argjendi, thuajse si copëza akulli në backstage-n e Krizia-s. Fytyra merr shkëlqim duke filluar që nga zona e thëmthave.

Pluhur pasqyrash

Translucent Loose Powder, një pudër me përmbajtje të mëndafshtë dhe me një fund transparent. Jep një ndriçim perlash, duke shmangur shkëlqimin e tepërt. Shiseido.

Rozë e mëndafshtë

Shine Lipstick in Love është një rozë e plotë dhe lehtësisht e mëdafshtë. Jep mbi buzë një efekt romantikn dhe elegant. Dolce & Gabbana.

 

Komentet janë mbyllur