Blater fiton duelin me Platini, do aplikohet teknologjia në fushë

Një fantazmë shëtit në Europian. Është goli i ukrainasit Deviç, i paakorduar nga arbitriKasainë minutën e 62 të sfidës mes Anglisë dhe Ukrainës. Një gol që ndoshta do të mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Trajneri Roi Hoxhson mbron hungarezin Kasai duke e cilësuar një gabim njerëzor, por kushedi se çdo të thoshte nëse do të ishte ai në stolin e Anglisë kur Frank Lampard pa të mos vërshëllehet goli i shënuar kundër Gjermanisë në Botërorin 2012. Goli fantazmë shpërthen polemika të paevitueshme në kampin e Ukrainës. “Për se shërbejnë pesë arbitra. Topi e kaloi me 50 cm vijën fatale. Çfarë të them për pese arbitra që ishin në fushë dhe nuk e panë…”, – tha me shumë mllef trajneri Oleg Bllohin. Pikërisht pesë arbitra. UEFA ka aplikuar në Euro 2012 dhe arbitrat pas porte për të evituar një situatë të tillë. Goli i Deviç është në fakt një autogol ndaj projektit të Platinis dhe një gur në dorën e Blaterit. Për të gjithë ata që nuk e dinë, në luftën e ftohtë mes të dyve, francezi mbron fuqimisht idenë e pesë arbitrave në fushë, me arsyetimin për të ruajtur natyrën njerëzore të futbollit, Blater që arsyeton jo me logjikën e menaxhimit të futbollit europian, mbron fuqishëm idenë e teknologjisë. Shefi i FIFA-s mendon në këtë mënyrë dhe për vendet e klubet që s’kanë të ardhura të mjaftueshme për të garantuar pagat e pesë arbitrave në kampionatet e Azisë, Afrikës apo tjetërkund. Natyrshëm që ky gol fantazmë nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga Blater. “Pas ndeshjes së të martës, teknologjia për vijën fatale nuk është më një alternativë, por një domosdoshmëri,” deklaroi shefi i futbollit botëror. Goli i Deviç me sa duket është një gol dhe për Blaterin në ndeshjen e tij me Platinin, madje një gol në momentin e duhur, pasi në 2 korrik, Bordi Ndërkombëtar i Futbollit do të marrë vendimin e tij për aplikimin e teknologjisë në fushë. Dy janë metodat në eksperimentim, “syri i fajkoit” që përdoret në tenis, i bazuar në rikontrollimin optik nëpërmjet telekamerave dhe GoalRef, që përdor mikroçipin në top, i cili sinjalizon kalimin e vijës fatale.

Komentet janë mbyllur