Greqi, Demokracia e Re kryeson me 31 për qind, dritë në fund të tunelit

Demokracia e Re po fiton zgjedhjet në Greqi dhe nëse rezultatet do të jenë të ngjashme me ato në thuajse 20 për qind të kutive të hapura deri tani, shanset e një qeverie mes saj dhe PASOK me një shumicë relative janë jo të vogle. Deri në këto momente Demokracia e Re kryeson me 30 për qind të votave e ndjekur nga Syriza me 25 për qind dhe PASOK me 12 për qind. Në rast se këto rezultate mbeten të ngjashme deri në fund dhe gjasat janë që të vijojnë të tilla, duke pasur parasysh zgjedhjet e para, atëherë Demokracia e Re do të ketë mundësi të krijojë një qeveri pro reformave bashkë me rivalin e vjetër Pasok, por shumica që ata arrijnë është minimale dhe nuk dihet nëse është e mjaftueshme për të vijuar reformat. Ndërkohë rezultatet e neonazistëve kanë mbetur të njëjta dhe pritet që ata të përfaqësohen sërish.

 

Tabela e rezultateve në 21 për qind të kutive

 

Demokracia e Re  31 %

SYRIZA 25 %

PASOK  12%

Grekët e Pavarur  7.3 %

Agimi i Artë 6.8 %

E Majta Demokratike 5.9 %

Partia Komuniste 4.3 %

 

Rezultatet e zgjedhjeve te 6 Majit

 

Demokracia e re 18,85%

SYRIZA. 16,78%

PASOK 13,18%

Greket e pavarur 10,61%

Agimi i arte 6,97%

E Majta Demokratike 6.11%

KKE 8,48%

NJë përgjigje për "Greqi, Demokracia e Re kryeson me 31 për qind, dritë në fund të tunelit"

  1. lucio  17/06/2012 në 10:27 pm

    njelloj si ne 6 maj, nuk ka qeveri te shpetimit kombetar pa rinegocim te kushteve te kredive. I vetmi kusht qe mban syrizen jashte qeverise, greqia ne zgjedhje te reja perseri

Komentet janë mbyllur