Kush ka të drejtë morale të kërkojë që Nano të mos kthehet? Askush!

Është befasues një agresivitet i mjedisit gazetaresk dhe shumë aktorëve të tjerë ndaj asaj që Fatos Nano ka shpallur së fundi si një “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve”. Përveçse befasues si agresivitet, është në inkoherencë totale në raport me qëndrimet për aktorët e tjerë politikë aktivë në skenën politike shqiptare, ku të gjithë kanë të drejtë të vazhdojnë, pavarësisht se humbin e nuk japin dorëheqjen, pavarësisht se vjedhin zgjedhjet e vijojnë të quhen fitues, pavarësisht se mbarojnë mandatin presidencial dhe i kthehen jetës politike partizane me një parti të re, apo në partinë nga ku kanë dalë! Vetëm nga Fatos Nano kërkohet të ikë, të zhduket e mundësisht të ikë sa më larg …në Vjenë.

Po. Sigurisht ajo do të kishte qenë normalja në një tjetër situatë. Që elita politike të përtërihej, të kishim rotacion paqësor të pushteteve dhe qarkullim të elitave, Fatos Nano dha dorëheqjen në vitin 2005, pas humbjes në zgjedhjet e 3 korrikut. Ai deshi të shndërronte në precedent, madje në precedentin më pozitiv të jetës sonë politike deri më tash: kush humbet largohet dhe i hap rrugë konkurrimit e qarkullimit të elitave. Por a ndodhi “mbjellja” e këtij precedenti? JO. Me sa duket, ishte një diçka e parakohshme. Megjithatë, Nano vijoi të rrinte në punë të tij, për shtatë vjet duke pritur një mirënjohje nga shoqëria shqiptare, politika shqiptare dhe partia e tij në radhë të parë, Partia Socialiste, apo lideri i saj i ri Edi Rama, që u bë lider për shkak të vendit që la bosh Nano falë emancipimit politik që ky i fundit, Nano pra, kishte. Nuk ndodhi asgjë nga këto. Nuk ia diti kush për nder atë që bëri, e harruan, e lanë mënjanë, nuk e kandiduan për president zyrtarisht më 2007, nuk e kandiduan për deputet më 2009 dhe së fundi, as tani më 2012, kur nuk e kishin në dorë as shumicën minimale për të zgjedhur presidentin, opozita aktuale e Edi Ramës nuk i dha as shansin e 20 firmave për t’u futur në garë në sallën e Parlamentit. Për t’i dhënë dinjitet, një sens parlamentar si kudo në botën e qytetëruar zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Ndaj sot shtrohen disa pyetje, që në kontekstin e krijuar, sigurisht të ngarkuar edhe me subjektivitet personal nga ana e Nanos dhe mbështetësve të tij, duket vështirë të marrin përgjigje.

Pyetja e parë: Kush ka të drejtë morale t’i thotë Fatos Nanos se nuk mundet të krijojë një lëvizje të re politike, që është një kthim në politikën aktive, ata që vetë nuk dhanë dorëheqjen kur humbën zgjedhjet, edhe pse e patën premtuar publikisht, edhe pse e patën në statutin e partisë? Edi Rama, pra? Aspak. Ky i fundit është në inkoherencë totale në raport me paraardhësit në parti apo me rivalët, derisa mbajti me thonj atë post që fitoi më 2005 falë ‘precedentit Fatos Nano’. Precedent që e prishi dhe hodhi në kosh, duke bërë një luftë jo-luajale ndaj rivalëve brenda PS apo brenda të majtës, duke konsoliduar pushtetin e vet brendapartiak me çdo çmim; edhe me çmimin e destabilizimit të vendit, e bojkotit të Parlamentit e kështu me radhë. Sigurisht me mënjanimin gradual, dhe së fundi me lënien jashtë të Fatos Nanos edhe si kandidat për president i pakicës parlamentare, Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë morale të mos presë një luftë politike konkurruese brenda partisë së vet, brenda spektrit të majtë, qoftë dhe nga ana e Fatos Nanos.

Pyetja e dytë: Kush ka të drejtë morale brenda partisë së tij të kërkojë që Fatos Nano të mos ua trazojë ujërat e të mos u prishë rehatinë në rrugën grusht-bashkuar e plotësisht-bindur përballë Edi Ramës, duke filluar nga Gramoz Ruçi e me radhë të tjerët? Këta të fundit i kanë Nanos borxhe morale të dorës së parë, dhe kur erdhi puna, edhe pse të gjithë e shihnin se “mbreti ishte lakuriq”, nuk morën guximin të bënin të paktën një diskutim brenda partiak, përjashto ndonjë si Arben Malaj. Ata nuk guxuan për t’u pajtuar me historinë e trashëgiminë e tyre politike, duke i dhënë të paktën të drejtën Fatos Nanos të ishte kandidati i partisë së dytë, apo i opozitës, në garën për President të Republikës. Nuk besoj se këta kanë të drejtë.

Pyetja e tretë: Cili nga kolegët e respektuar të medias shqiptare ka të drejtë morale t’i kërkojë Fatos Nanos të rrijë në restorant apo të shkojë në Vjenë e të mos kthehet në politikën aktive partizane? Ata që duke humbur krejt koherencën e duke u mbajtur te “kutitë”, toleruan moralisht më 2009 Edi Ramën që, edhe pse humbi zgjedhjet, nuk mbajti fjalën për t’i hapur rrugë përtëritjes së elitave në PS dhe në tërë politikën shqiptare, duke e hedhur në koshin e plehrave gjithë atë precedent emancipues që Fatos Nano instaloi në PS dhe politikën shqiptare: kush humbet hap rrugën. Nuk më duket se e kanë këtë të drejtë, sepse vetëm e vetëm që Edi Rama të vijonte, përligjën që nga refuzimi i kotë i njohjes së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, bojkotin e opozitës e deri te tmerri i 21 Janarit, viktimat e së cilës i pari i ka harruar Edi Rama, duke kërkuar për të ardhur në pushtet me çdo kusht e çmim moral, si p.sh. aleancën me LSI-në të Edi Ramës.

Pyetja e katërt: Kush ka të drejtën morale t’i kërkojë Fatos Nanos të rrijë në shtëpi e të mos japë kontributin e tij, si dhe ku e mendon, të mos kërkojë me vota brenda e jashtë partisë së tij, sot e nesër, në elektorat, përfaqësimin politik potencial që posedon si figurë e si alternativë? Ata pjesëtarë të shoqërisë civile dhe medias që i mbështesin me zjarr këdo që bën një parti politike, në shpërdorim të posteve publike në krye të institucioneve të pavarura, siç është rasti i Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, ish- nënkryetarit të KLD-së, apo Frymës së Re Demokratike të presidentit në largim Bamir Topi, mjaft që këto të jenë kundër Sali Berishës? Nuk më duket se e kanë këtë të drejtë.

Nuk po flas për ata që janë për vazhdimin përjetë të Sali Berishës në politikë, se ata nuk po ndihen kësaj radhe, por dhe ata do të ishin në të njëjtën inkoherencë.

Në një mjedis politik, ku askush nuk largohet, ku të gjithë ripozicionohen, pse i duhet kërkuar vetëm Fatos Nanos më shumë sa të tjerëve?

Ndaj, Fatos Nano, që ende nuk i ka mbushur të 60-tat, apo sapo i ka kapërcyer ato, është në të drejtën e Zotit, në shëndetin mendor e fizik për të bërë atë që dëshiron në jetën politike. Përfshi këtë që po bën. Sepse ka të drejtë, sepse është i aftë, sepse mundet ta bëjë.

 

41 Përgjigjet për "Kush ka të drejtë morale të kërkojë që Nano të mos kthehet? Askush!"

  1. beni  15/06/2012 në 9:55 am

    Teori dhe dëngla o Z.Çili.Kush eshte ai ish-Kryetar partie qe ka te drejte morale tu kerkoje anetareve te asaj partie qe ka drejtuar vete te votojne kunder partise ku militojne? E kete e ka bere vetem Nano

  2. Saimir  15/06/2012 në 10:02 am

    Te drejte morale mund te mos kene shume ne PS, por e drejta morale z. Cili eshte disi e papercaktuar, pasi eshte norme vetjake po aq sa edhe shoqerore. Askush nga politikanet nuk ka pse i thote Nanos qe ka qene hajdut e duhet te pushoje se vjedhuri. Askush nuk ka te drejte ti thote atij te mos kurveroje. Askush nuk ka te drejte ti thote atij qe parate e vjedhura te mos i loze ne kumar…pasi keto veti jane pjese e te qenurit politikan ose analist politike ne Shqiperi.

  3. rena  15/06/2012 në 10:02 am

    Moralisht nuk ka te drejte te kerkoje, pastaj ne cdo variant tjeter mund te konkurroje.

  4. Zamir  15/06/2012 në 10:41 am

    Analisti Henri Cili, te pakten kesaj radhe, rreshton mjaft te verteta dhe rreshtohet shume me prane te vertetes politike shqiptare( E verteta vete nuk eshte cilesi e vdekatareve, nese perifrazoj Zhejin).

    Ne politiken shqiptare duket se nuk eshte zgjidhur si ne perendim “fjalekryqi” i brezave. Rama i perket brezit te “moshes se vjeter te rinise”, ndersa Nano atij te “rinise se moshes se vjeter.

    Ne Shqiperi, rendom, trajtohet si risi, e modes, trendy, brezi i Erion Velise dhe Kreshnik Spahiut, qe modelin e flokeve e kane me te rene dhe modelin e ligjerimit politik e kane te stervjeter. Populizmi eshte aq i vjeter sa edhe politika.

    Mjedisi parapolitik, pragpolitik e politik ne Shqiperi ende vuan nga darvinizmi. Te jesh kundra nje individi apo ideve te tij jo domosodoshmerisht do te thote asgjesim e groposje e kokes dhe bashke me ç’ka ne koke. Tek Rama kjo mani e asgjesimit te kundershtarit ne krah dhe atij perballe eshte thuajse patologjike.

    Jo gjithmone me i riu eshte edhe me mendjehapuri. LSI-ja eshte lakmuesi me kuptimplote i dallimeve te veshtira qe shquhen ne raportet perfshirese/perjashtuese te njerit apo tjetrit udheheqes politik. Kreu i demokrateve doli pertej vetes per te ndare pushtet me Meten(me pahir), kreut te socialisteve i perziheshin zorret e barkut nese ndokush i kujtonte para 2009-es aleancen me Meten(kishte vec nje HIR).

    Me keto qendrime, per te do te mbetej rrafshi moral per t’u vleresuar: Rama nuk e kaperdin dot Meten, ngase ndan parime kryekeput te ndryshme prej tij. Kjo do te mbetej, se paku teorikisht, karta morale e Rames nese do te mbante ‘kreshme” ndaj ngjaleve. Me pas, gjithçka bie poshte edhe moralisht.

    Prandaj edhe Çili veren me te drejte:”Ky i fundit është në inkoherencë totale në raport me paraardhësit në parti apo me rivalët, derisa mbajti me thonj atë post që fitoi më 2005 falë ‘precedentit Fatos Nano’. Ne lidhje me Nanon, Rama ka dale zbuluar. Nuk ofron ndaj tjetrit pikerisht ate karte me te cilen mori PS-ne ne dore.

    Ne te tilla rrethana, vecmas pas zgjedhjes presidenciale, shume prej politikaneve dhe analisteve po defragmentojne qarqet e tyre. Vasjari po kerkon tq qenderzohet, Zheji shpreh bukurisht zhgenjimin nga poshte dhe e kerkon shpresen nga lart, Cili po leviz, pa u sperdredhur e ngadale, nga qendra ne qendren e djathte, Berisha po e ngul thelle skeptrin ne qendren e rrethit te politikes, Meta po leviz nga nga e majta ne qendren e majte, Nano po leviz nga mesi i arte ne te majte.

    Po Rama? Vetem Rama e ka nis dhe duket se po e bitis si nje politikan pa qender, sa pertej majtas aq edhe pertej djathtas. As ne Qiell e as ne Toke. Si gjithnje as…as…, edhe pse u rrek per nje dhjetevjeçar te hiqet si ‘AS’ i pokerit politik.

    Per ta permbyllur me krahasimin e defragmentimit politik: Ne kerkim kuturu te “free space”, E.Rama mbeti ne zonen “cluster. Me shkoqur, mbeti ne klase, çka eshte me keq se te mbetesh per vjeshte.

    • Rinia e Fshatit  15/06/2012 në 11:29 am

      Meqe Rama para kater vjetesh deshtoi me “Pertej…. kesaj e pertej…..asaj”,kete radhe ka slloganin”Ketej….kesaj e ketej…asaj”

      • lucio  15/06/2012 në 1:12 pm

        shume drejt e ke, ikni ketej e ikni andej se Rama nuk ia ka me haberrin politikes perballe Nanos e Berishes. Ka ngelur nje Venizellos pa ushtare qe prej kohes se Papandreut te ri

  5. m.h  15/06/2012 në 11:01 am

    Problemi per mua nuk eshte thjeshte riciklimi apo ripozicionimi,por imponimi brutal,pa kurrefare modestie,plote mendjemadhesi dhe arbitraritet jo vetem per te majten ,por shoqerine ne teresi.Cdo qenie njerezore ka te drejten te ndryshoje,te ripozicionoje idete e veprimet,por mbajta e ekuilibrit ne mardheniet e reja qe lindin,besueshmeria me shoqerine e shtresat e saj,eshte celesi qe te hap dyerte e komunikimit e pjesemarrjes ose te flake ne harrese.

  6. PELIVANI.  15/06/2012 në 11:23 am

    Z.Çili! Se pari ti dhe shume te tjere si ti qe quajne vlere largimin e Fatos Nanos nga pushteti kur humbi ne 2005.Zoteri!Kur beni kete krahasim ne Shqiperi,keni parasysh dy situata,’92 kur ra nje sitem kriminal 50 vjeçar dhe ’97 kur po kriminelet e 50 vjeteve me nje revolucion leninist,te vonuar por triumfues, erdhen perseri ne pushtet.Kjo quhet vlere nga shume prej jush qe vetequheni “elite”.Ky largim prej pushteti kudo ne bote Z.Çili,eshte nje veprim rutine dhe gati vulgar e nuk merr vemendjen e kurkujt,as te grixhes e jo me elites.Ketu vleresohet si vlere.Kjo tregon se te gjithe ata,perfshire edhe ty,keni pritur qe Fatos Nano kur humbi ne 2005, keni pritur ose te rrokte armet e te mos dorezohej, ose meqe nuk mundi te vriste kend,te pakten te vriste veten.E pra ky eshte nje mentalitet shpellash ose mentalitet dunash, (rere).Pra shkurt e shqip eshte TURP qe permendet si vlere per Fatos Nanon ate qe ai vete e quan deshtim apo disfate.Sa per rikthimin ne politike.Pazar eshte kjo pune dhe ne nje pazar te lire pa rregulla dhe te hallakatun te gjithe kane nevoje per njeri tjetrin,tregtaret dhe hallexhinjte.E zgjedhin vete njeri-tjetrin e nuk kane nevoje per rekomandimine keshillen e kerkujt.

  7. Robi  15/06/2012 në 11:51 am

    As edhe nje shqiptar nuk ka te drejte morale te mbroje apo te kerkoje rikthimin ne politiken aktive te F.Nanos.Kjo do te ishte ftese per te na vjedhur perseri.Por,ne kete kuader lind pyetja:Cilet njerez apo cfare morali kane ata njerez qe mbeshtesin e i sherbejne nje politikani po aq te korruptuar,bile edhe vrases demonstuesish,nje neo diktatori komunisto-fashist,si Sali Ram Berisha,alias SRB-i???

  8. lucio  15/06/2012 në 12:47 pm

    Asnjera nga pyetjet nuk qendron lidhur me te drejtat e Nanos, madje do te thoshin vete e ka fajin qe u largua duke shpresuar ne diversionin e fundit mediatik dhe duke harruar aftesine e Nanos per te krijuar aleanca te frytshme ne rradhe te pare me shoqerine civile, te gatshme per te mbeshtetur si gjithehere levizjet per ndryshime radikale ndaj atyre qe hostinojne te mos ndjekin rregullat morale per humbesit dhe qe paragjykojne punen e dhjetera e dhjetera komisionereve duke u kthyer ne pjese te barcoletave te doktorit. Sulmohet Fatos Nano, me shpresen per t’i kujtuar doktorit qe armiku i tij historik eshte dikush tjeter dhe jo opozita e zhurmshme, por se doktori luajti bollofin me kasollen e lepurit te opozites duke e kthyer kete opozitene aventuriere lokalesh e restorantesh, ku haet mire. Prandaj levizja politike e Nanos eshte e mirepritur per frymen konsensuale dhe mbjedhjen e moralit te fituesit perballe humbesit ne jeten politike e shoqerore te Shqiperise, ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise se Kombit ne te gjitha Kryeqendrat e viseve shqipfolese, te lidhura me besen e flamurit kuq e zi per marrjen e statusit te anetaresimit europian, ne te njejten kohe me daten dhe oren e shpalljes se Pavaresise nga Ismail Qemali, ne Vloren simbolike te bashkimit te shqiptareve

  9. Imperial  15/06/2012 në 12:50 pm

    Zoti Cili, mqs titulli i shkrimit tuaj eshte ne forme pyetesore,atehere besoj se eshte normale qe edhe komentet te kene trajte pyetesore.
    Teorikisht politikanet ne pozite apo opozite perfaqesojne mendimet apo edhe vendimet e asaj pjese te popullit qe perfaqesojne. E thene kjo del qe te drejten morale per te qene kunder rikthimit te F.N e kane te gjithe socoalistet e thjeshte qe perfaqesohen nga strukturat e tyre qendrore apo kryesia. Ne anen e kundert te drejten morale per nje rikthim te F.N e ka sot pozita, duke dashur ti ri-jape pushtet F.N qe ne disa rrethana ja u ka “lehtesuar” mbajtjen e pushtetit keto 7 vite. Ju ne cilen ane jeni? Me shkrimin tuaj eshte e qarte..
    Po i njeti mendim vlen edhe per ata gazetare qe jane kunder kthimit te F.N, percjellin mendimin e rrymave te popullsise me te cilet ata jane ne kontakte pergjate profesionit te tyre…
    F.N nuk duhet te kthehet ne krye te PS,madje edhe te politikes aktive sepse ne zemrat dhe mendjet e socialisteve akoma nuk eshte sheruar plaga se si ky kryetar i la ne mes te rruges, me 150,000 vota plus te te majtes, dhe nuk arriti te beje nje koalicion me LSI. Keta socialiste jane ata te cilet mbeten pa pune dhe me pension paraprak dhe sot e kesaj dite jane te perbuzurit e sistemit monopartiak te ndertuar ne Shqiperi. Kesaj i thone te drejte morale !!!

    • lucio  15/06/2012 në 1:25 pm

      nuk kuptohet nga jane keto 150000 vota te neperkemburish dhe te pa pune, qe LSI ka marre keto 7 vjet vetem votat qe ka patur para 2005 duke patur nje rritje jo te arsyeshme te krijuar nga ky boshllek qe la edhe PS-ne ne opozite. Eshte e vertete qe Berisha ka marre ne zgjedhjet e fundit 140000 vota me shume dhe duke mos qene ky kontribut i Metes, humbja e PS ne 2005 ka ardhur vetem nga dorezimi i atyre qe punonin ne shtet ne ate kohe prej pa aftesise se theksuar dhe korrupsionit qe gjeneronte kjo pa aftesi per t’iu pergjigjur liberalizmit te skajshem qe solli Nano kryeminister

      • Imperial  15/06/2012 në 9:29 pm

        PS + LSI ne 2005 ishin 150,000 vota para PD, nqs keto parti do te kishin bere koalicion. Sa per te korruptuarit qe permend nuk besoj se e ke seriozisht qe fut ne nje thes ata “nevojtare”qe per te kompensuar rrogat skandaloze ne Shqiperi merrnin ndonje 5000 lekesh (sot te rrjep mire administrata), me ata peshkaqene makute ministra qe mbante F.N afer dhe qe i jepnin dhe atij pjesen . Te thuash qe korrupsioni lulezoi se ishte F.N liberal, eshte njesoj si te thuash “”mqs albitri nuk pa,le te bejme ca gola me dore, se edhe skuadra tjeter nuk thote gje”…
        Socialistet e thjeshte sot vuajne se jane te papune, dhe te gjithe Saliu ka 7 vjet qe i ka nxjerre ne pension te parakohshem.Nuk po flas per simpatizantet e LSI, se kuptohet qe ata punojne…

  10. Vincent  15/06/2012 në 1:08 pm

    Shpresoj qe autori ta lexoje kete koment dhe mbase te pergjigjet brenda mundesive te tija. Shprehja:”…Nano vijoi të rrinte në punë të tij, për shtatë vjet duke pritur një mirënjohje nga shoqëria shqiptare, politika shqiptare…”! Mendoj dhe besoj qe ne nje shoqeri civile e demokratike, politikanet jane ne sherbim te shoqerise dhe paguhen mjaft mire per keto sherbime. “Mirenjohja” nuk hyn kur ben detyren. Dhe kur e ben keq detyren,(si Nano), shoqeria, qe e ngarkoi me detyre “Politikani”, eshte ne te drejten e saj qe te beje nje lloj katharsis me ndergjegjen e saj, duke u munduar ta fshije nga kujtesa e saj politike gabimin me fenomenin Nano!

  11. Astrit  15/06/2012 në 1:34 pm

    Fatkeqesisht, kjo polemike e krijuar nga Henri Cili eshte krejtesisht shqiptare, e panevojeshme dhe pa baza racionale. Nuk ka asnje dyshim qe TE GJITHE KEMI TE DREJTEN MORALE TE KERKOJME ME ZERIN LART QE F. NANO TI RRIJE LARG POLITIKES!

    Kjo e drejte buron nga standardi dhe morali i vendosur para 200 vjetesh qe prej asaj kohe eshte kthyer ne norme te demokracive. E kam fjalen per ate te vendosur nga Presidenti Washington qe nje drejtues shteti nuk duhet te rrije i perziere ne politike aktive per shume kohe. Ne Amerike Roosevelt e theu kete rregull qe menjehere Kushtetuta e ShBA u ndryshua qe askush mos ta provoje me. Ne shtete te ndryshme normat jane te ndryshme, por nuk ka asnje precedent ne vendet demokratike (te pakten asnje qe une ta njoh, te tjeret jane te lutur te me ndihmojne dhe te me permendin perjashtime qe une nuk i di) qe nje leader politik ne nje sistem demokratik te jete rikthyer pas nje mbajteje pushteti 10 vjecare, sidomos pasi humbi nje pale zgjedhje.

    Keto rikthime ne politke jane shprehi e autokrateve orientale, regjimeve ose te pastra diktatoriale ose te atyre hibride qe absolutisht nuk jane as demokratike as shembull i mire per Shqiperine.

    Ata qe mendojne si une se kane te drejten morale ti kerkojne z. Nano te rrije jashte politikes, duan tin shtrojne kete pyetje Henri Cilit: si e duam Shqiperine, si te George Washington apo si te Vladimir Putin?

    • lucio  15/06/2012 në 4:47 pm

      mos e harro Berishen e mos shko aq larg, se edhe Ruzvelt ishte nder fituesit e luftes se dyte boterore, gjithesesi do te beje mire te dilje njehere jashte shtetit dhe te perpiqesh te lexosh me shume mbi lideret europiane. Rama nuk eshte i tille, nje bllokues dhe deshtak koalicionesh, ky tip po, qe nuk ka te drejte te rikthehet me ne politike

  12. Çimi, shoku i Melamin  15/06/2012 në 1:39 pm

    Alooooooo Çimi jam…
    Ne shkruajme qe ta marrin vesh edhe Çili me shokë, se jo te gjithe i themi dërrit dajë. Por Çili kete pune e ben me lek ndërsa ne (ose une te pakten) nuk do e beja as me lek e as pa lek.
    Ai shoku im Melamini edhe ndoshta….
    Alooooooo Çimi jam…mos thuaj qe nuk te thashe Çili…

  13. vali  15/06/2012 në 2:00 pm

    Si gjithmone z Cili i sakte i perpikte.
    z, Rama me Shalset, Ballet, Tahiret e te tjere, thone bej si them une por mos bej si bej une!! Keta jane ne absurditet qe ne lindje.
    E si mund ti thokan Nanos se nuk mundesh, kur ne statutin e tyre e kane te shkruar, qe nje ish president, apo ish kryeminister socialist, esht automatikisht anetar i asamblese se partise, apo kan harruar ta ndryshojne kete nen te statutit, ashtu si nderuan nenet e tjera, vetem qe Rama te privatizonte partine!

  14. edmond  15/06/2012 në 2:12 pm

    Z.Cili!Te lumte se ke vendosur doren ne plagen e politikes politike e cila eshte kthyer ne klane te felliqura.Vlerat e Nanos jane shume te medha aq sa nuk mundet qe nje fandivasjar ti hedhe poshte.Vlerat e Nanos jane aq te medhe sa nuk mund qe njeriu i pyllit ti c’beje.Levizja qe Fatos Nano posa ka filluar do te kthehet ne nje uragan per fitoren e socialisteve.Levizjen Nano nuk mund ta pengoje askush.Fjalet e arta:”Ne jemi,ne mundemi bashke e bejme Shqiperine fituese.Bashke e bejme Shqiperine europiane.”Rama do te ndrohet me Ra.

  15. i varfri  15/06/2012 në 2:28 pm

    Ik o Cili,shiko punet e tua,biznesin tend te mrekullueshem, mos u merr me propagande te tille se nuk i ka hije nje intelektuali si ty.Te jesh kunder Rames eshte tjeter gje, ndersa te jesh per rikthimin e mjekrroshit Nano eshte fare pa kuptim.
    Te ndihmosh qeverine aktuale ose liderin e saj me analiza te tilla dhe kritika ndaj opozites eshte gjeja me e thjeshte ne bote.
    Nuk te kam degjuar asnjehere Z.Cili te kritikosh qeverine, nese supozojme se je kaq i paanshem dhe objektiv,por vetem sa murmurrin dicka neper dhembe kur vjen puna tek bemat e perandorit tone Sali.
    Keshtuqe me vjen keq te mendoj qe nuk je aspak i vertete ne ate qe thua.

  16. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot  15/06/2012 në 2:44 pm

    Në një botë demokratike, askush nuk ka të drejtë të paragjykojë një vendim. Artikulli në fjalë është në sinkron me të drejtat e individit, ngado që ta kapësh. Pastaj, hajde të gjykojmë Nanon apo Ramën për kryetar ose kur ishte më mirë PS me Nanon apo me Ramën…

    Vëllezër,
    vizat për të dalë jasht shtetit tashmë janë hequr, dilni por shiheni dhe lexojeni botën dhe jo ajo t’ju shohë apo t’ju lexojë juve. Ktë Nano, pas vitesh në Austri e ka kuptuar më së miri dhe pas refleksjonit vjen aksjoni. Ju falemnderit.

  17. Bardhyl Qirjaku  15/06/2012 në 3:27 pm

    Z. Cili, kam pershtypjen se redaksia e gazetes i ka bere nje “redaktim” te vogel shkrimit Tuaj. Me duket sikur ne kete shkrim kane hequr pyetjen e peste qe mund te ishte : “Kush ka te drejte morale te hedhe poshte gjithe ato sulme qe Fatos Nano i beri edhe kryeministrit dhe te mos e mbeshtese z.Nano per te mundur z.Berisha ne zgjedhjet e ardhshme?”.
    Ju faleminderit !

  18. miri  15/06/2012 në 4:27 pm

    Z. Cili shkruan shqip dhe troc per te shitur apo per tu blere puna e tij por eshte gjithmone koherent dhe dinjitoz…Nuk e di nga gjatesia me keto vemjet ne qarkullim …por eshte shume shkalle me lart per nga morali. Meqe e ka koleg keshilloj ti japi disa leksione edhe Z. Zheji qe te shkruaj pak me sakte dhe shkoqur per shqipet e malit…

  19. Analisti  15/06/2012 në 4:56 pm

    Mundohuni te kapin thelbin per ate qe shkruan Cili. Idea e ketij mesazhi qe Cilin mundohet ta percoje mund te krasohet shume bukur me nje thenie nga bibla kur Jezuesi i drejtohet turmes qe po qellonin me gure mbi nje prostitute ” Kush do qe mendon qe nuk ka mekatuar ne jete te marri gurin i pari dhe te qelloj mbi kete grua”. Per moskeqkuptim, nuk bej krahasim apo ti jap Cili vleren e Jezuesit po ideja eshte e njejte. Nuk eshte vetem Nano ai per te cilin duhet te hidhet gure mbi te dhe te lini pas dore produktet e tij si Rama (dhe neproductet e tij, e.g Tahiri, Balla, Blushi, etj. dhe sidomos te harroni ministrin e brendshem te PSSH – Rucin qe mbi shpatullat e te cilit rendojne me teper krimet dhe korrupsionet apo qe eshte pengese e gjalle e progressit te shqiperis; gjithashtu mos harroni ato gazetare qe mundohen te helmojne opinionin publik me disinformacionin e tyre qe e bejne te bardhen te zeze dhe anasjelltas vetem per ti sherbyer verberisht partise se tyre apo kur i jane prekur interesat e tyre te ngushta personale. Vertet shumica e juaj mund ta urrej Nanon per veset e tij dhe i jape plotesisht te drejte po nuk mund tia mohoni atij te drejten per te zhbere ate qe ai eshte penduar- shkulur faren (Ramen)e keqe qe ai mbolli dhe ka shtrire rrenjet e tij si grami qe po i merr frymentn shoqerise shqiptare duke e penguar ne te gjitha drejtimmet e progresit. Pak rendesi ka se ai e ben kete per interesa personal apo per socialiste e thjeshte

  20. Engjelli  15/06/2012 në 5:24 pm

    Nuk me duket se nuk ke hallin e Nanos o Cili ,me duket se ke hall tjeter.Nano u provua dhe prova eshte e mjaftueshme ,por ti dhe shoke te tu siç duket keni qejf qe te vijojne eksperimentet me te shkretin popull qe me politikane te tille e si Berisha me kompani dhe “analiste” si ti me shoke e keni shnderruar ne nje kavie eksperimentale ku doni te shikoni se ku do te shkoje me tej …. Ti ke qene i vogel ne moshe ,ne 1991 ke qene 21 vjeç me i ri dhe po te kthehesh ne kohe e te ndjekesh pa qellimin e keq Nanon dhe bemat e tij nuk do te shkruaje keshtu,Nano le te perpiqet por ti mos ben Gebelsin si propagandist ne se je i zoti ben analistin duke i pare te gjithe faktoret objektivisht ne interes te publikut jo ne interes te dikujt tjeter qe duket se te intereson ty dhe pak te tjereve.Eja ne vije i thoshin kaut te parmendes gjysherit e tu e te mite kur plugonin aren ,per te mos e prishur ugarin qe para se te mbillesh.
    Eja ne vije zoti “analo-propagandist” me emrin Henri Çili

  21. Beni  15/06/2012 në 5:35 pm

    z Cili,vetem nje gje me ben pershtypje ne shkrimet tuaja gjithmone kerkoni te rrini ne mes dhe nuk ngjani as mish e as peshk,nuk mund te mbrosh Fatos Nonon vetem me aktin e doreheqjes dhe liberalllekun qe tregon pior me indiferencen ndaj pergjegjesise qe ka patur dhe si nje njeri i kulisave sepse ai e Berisha vetem korrupsion politik dhe kulisa kane bere keto vjet,me vjen keq qe nje intelektual bie ne keto ujra qe mbajne ere perfitime ose nje servili e frikacaku,thuaji troc e ne sy sepse njerzit nuk jan ata para 20 vitesh dhe shohim dhe degjojme.keqardhje per ju.

  22. kozi  15/06/2012 në 5:37 pm

    shih kush eshte ironia e ketij website – jane lejuar 3-4 komente negative ndaj Cilit per te dhene pershtypjen e debatit te lire, te pacensuruar dhe shprehjes se lire por jane me shumice komentet ne menyre te shemtuar dhe ashiqare pro Cilit. Nese do te ishte keshtu do te gjeje pothuaj te njejtin proporcion mendimesh pro e kundra ne forumet e tjera.Keshtu qe ky forum smund te jete as i besueshem dhe as “unbiased” por nje tjeter marifet i Cilit qe ben si ti doje menderja sepse keshtu do sic e ka thene edhe publikisht.

    • xhaxhi  16/06/2012 në 8:10 am

      po sa e cudicme, si nuk te censuruan ty qe dhe te verteten e madhe?

  23. Gjergji  15/06/2012 në 5:39 pm

    Edhe pse ndaj analistit Çili,liliputët shqiptar hedhin baltë,që nuk e di psenë.Për mua do të thosha se Henri është një nga analistët më të freskët,kuptohet me nivel dhe bindës.Shumë e akuzojnë për të njëanshëm,unë do të thoja se ne jemi tepër partiak,shtrëngojmë nëpër xhepa tesrat me ngjyrat e partive.Ne përgjithësi shkrimet e tij dhe në veçanti ky i sotmi flet se ka hyrë në kulturën perndimore liberale.Bindem që ende në Shqipëri ka të mënçur që mbështetin të mënçurit dhe i anashkalojnë ata që na kanë zënë rrugën,i lënë anës rrugët plehrat karieriste,kokëfotë dhe vetëm për vetëm,pa për Shqipërinë të bëhet,ç’të bëhet…

  24. Beni  15/06/2012 në 5:45 pm

    Nano do te ishte mire te zhdukej nga politika dhe jo ti japim shansin te mbijetoje,ne cilin vend europian ka riciklim figurash aq me keq te tilla,kete Ju zoti Cili e dini mire kete por qe ne Shqiperi ka ende Socialiste te pakenaqur dhe shushunja te parase qe ne kohen e Nanos Tuaj bene dhe sollen qeverrisjen me te korruptuar qe me vote Shqiptaret e larguan por edhe nga pazari i piste me Berishen.behu njehere realist dhe kupto se e keqja me e madhe nuk eshte Rama qe Ju miku juaj kandidat per President beni studio me studio.por nese ke pak patriotizem dhe je indipendent ne ato qe shkruan ver gishtin mbi plage.e keqja me e madhe per kete popoull jene Berisha,makuti florinjte Meta dhe Nano,Islami dhe nje shpurre politikanesh servila mbas tyre dhe ti kete e di mire.

  25. moralisti  15/06/2012 në 7:24 pm

    Gjuha shkon ku dhemb dhembi:
    Cili pyet kush ka te drejte morale te kerkoje largimin e Nanos etj etj tamam si Krishti qe tha: “kush nuk ka asnje mekat te hedhe gurin e pare!” Pastaj menjehere kalon tek Rama (oh sa dhemb ky dhembi!) dhe pyet mos valle Rama?
    Po sigurisht Cili askush nuk eshte kaq ipaster moralisht ne kete vend, as edhe ti vete, ndonese e harron veten, ne kete rast dhe merresh me Ramen.
    Per ti rene shkurt nuk kam asgje me permbajtjen e artikullit: thjesht nuk e kuptoj pse te shkon gjithmone gjuha te Rama. Te dhemb, eee!

  26. Lucio  15/06/2012 në 7:52 pm

    me e cuditshmja eshte se kundershtimet e ketij artikulli nuk po vijne as nga levizja mjaft e 2005, nje levizje politike e themeluar nga Rama per te synuar skalaten e vonuar per shtate vjet

  27. I-liri  15/06/2012 në 8:18 pm

    Z. Cili! Nano, nuk e polli, por as nuk lindi si kryetar i PS, as Kryeminister. Pra e bene ata shoket e tij qe ju thoni se i kane borxh. Pse? Krishti qenka Nano. Jo ai eshte Juda,se e ka goditur dhe prape po pergatitet per ta godiitur pas shpine PS. Keshtu qe po sulmove, prit kundersulmin, qe mund te rezultoje shkaterrues.
    Pastaj, ju zoti Cili, me c’te drejte i ndaloni socialistet qe te mos ja hapin deren e shtepise se tyre F. Nanos. Mos Nano u shfaq keto kohe se socialistet kishin nevoje per te? Jo.Erdhi per hallin e tij. Tani po behet gati te sulmoje PS. Atehere PS, nuk paska te drejte te perdore te gjitha armet kunder atij qe i shpall asaj lufte? Po bile po pergatitet per lufte edhe m arme shfarosese.
    A ka te drejte Nano, te krijoje parti? Si nuk ka! Bile te hyje dhe ne koalicion me boshtin e te keqes, Berisha- Meta.
    E zgjata kot. C’do gje do te zgjidhet shume shpejt. Ky dembel, ky pertac, ky parazit, shume shpejt do te largohet vete,pa zhurme nga Shqiperia. Do ti terheqe raketat nga Kuba, dhe bota do te shpetoje nga lufta berthamore…

  28. alban  15/06/2012 në 9:20 pm

    ata qe vjedhin votat dhe qe vazhdojne te quhen fitues kush jane z.Cili,i permendni ne fillim dhe nuk thoni asgje me poshte….

  29. Kapterri  16/06/2012 në 5:39 am

    Je i madh Cili kur flet ne te njejten kohe dhe per riperteritje te politikes shqiptare dhe perpjekja jote mesikine per te legjitimuar ne syte e publikut riciklimin e Nanos ne politije dhe mbeshtetjen pa fund qe i jep Birishes, a thua se eshte normale per nje demokraci te vije tjetri nga ish komunist te rrije ne pushtet pe me shume se 20 vjet. Ti demokrat liberal? Me shume nje kodosh pushteti.

  30. owl  16/06/2012 në 4:58 pm

    Kush ka te drejte morale qe te thote se Nanua duhet te kthehet .Asnje ,dhe as ti z.Cili.

  31. genci  16/06/2012 në 5:55 pm

    Ne fakt Cili ka te drejte a e dini cfare eshte partia e Rames tash disa intrigante qe si kane thene kurre punes miremengjez dhe pjesa tjeter servile dhe milionere pa ide qe kane kuptuar se vetem prane Rames mund te mbrojne parat e pista shikojini me kujdes, E cfare pret mor CIL kketo nuk e duan pushtetin se sdine ta kollandrisin por jane te kenaqur ne opozite se qajne dhe si prek kush sa jane me petkun e imunitetit.Nano ne te gjitha menyrat ka te drejten e Zotit te rikthehet Mjaft me me sharlatanin Rama i cili eshte dhe me i tmerrshem se Berisha por dhe i paafte bashke me te tijet se Berisha.Duhet te largohet i pabessi Rama pyetni dhe do te shikoni

  32. manjola  16/06/2012 në 6:12 pm

    Shqiperia jone e shqyer e kerkon Nanon vec ai dicka mund te beje mos besoni trion Famekeqe BERISHA RAMA META keta multimilionere vec trishtim po i sjellin ketij vendi bashke me shpuren e tyre servile.EJ EJ EJ njerez si harruat keshtu vec nese skeni sy ne balle per mos te pare dhe krahasuar DEmokracine e Nanos dhe diktaturen BERISHA META RAMA.

  33. Sali Lela  17/06/2012 në 1:06 am

    O mik nuk justifikohet pse nuk ikin te tjeret prandaj duhet te kthehet edhe Nano.I duhet thene Berishes se po e pret edhe Nano aty jashte.Jo 60 po sikur 30 vjec te ishte e ka kryer ciklin politik.
    Shiko Bler, Klinton etj etj.Te gjithe e kemi te drejten ti themi mos u kthe Nanos.
    Jo duhet te vije te jape llogari per ca gjera qe ja injoroi Saliu si dhurate per pushtetin e kthyer.

  34. sokol  17/06/2012 në 5:23 am

    ENDERROJ QE ANALISTET E BREZIT TE RI TE JEN NDRYSHE NGA BREZI YN .TE JEN ME LARGPAMES DHE TE DREJTPERDREJT ME CDO GJE QE FRENON ZHVILLIMIN… ZOTIN CILI E KAM NDJEKUR ME DHJETRA EMISIONE TELEVIZIVE DHE NE SHUMICEN E RASTEVE ESHTE NJE AVOKAT MBROJTES PERFEKT I QEVERIS DERI NE VERBIM..KJO QEVERI MUND TE KETE BERE GJERA POZITIVE QE ASKUSH SI MOHON DOT POR KA DHE SHUM MEKATE TE CILAT NJE INTELEKTUAL DUHET TE NGRE ZERIN NE RAST SE DESHIRON QE VENDI TE KET ZHVILLIM..KY ESHTE DHE ROLI I INTELEKTUALEVE TI BIEN KEMBANES PARA FURTUNES.. KURR SE DEGJOVA Z.CILI TE FLASI PER MARVESHJEN E DETI OSE PER PARREGULLSIN E ZGJEDHJEVE DHE K.Q.Zne..UN ISHA MBESHTETES I NANOS PER PRESIDENT SE MENDOJA QE I KA TE GJITHA POTENCIALET PER TI THENE BERISHES DHE RAMES JO.. POR KAM NJE PYETJE PER JU Z. CILI: MENDONI JU SE PO TE PERCAHET OPOZITA SHQIPERIA DO KETE NDONJE PERFITIM..??? PER MENDIMIN TIM NE RAST SE NANO MENDON QE ESHTE I FUQISHEM LE TE KTHEHET NE PARTIN SOCIALISTE DHE PERMES AUTORITETIT QE KA TE KONTRIBOJ PER FITOREN E ZGJEDHJEVE,AQ ME TEPER TANI….UN BESOJ QE NJE OPOZIT E FUQISHME I SJELL VENDIT ZHVILLIM I KUJTDO KRAHU QOFTE..NE JEMI I VETMI VEND NE RRAJON QE LUFTOJM ME NJERI TJETRIN PER TE VETMEN ARSYE SE NA MUNGOJNE INTELEKTUALET E VERTETE QE TE MENDOJNE PER VENDIN ME TEPER SE PER VETEN.. ESHTE DETYRA E JUAJA DHE E CDO ANALISTI TE BREZIT TUAJ TE SILLNI NJE FRYME TE RE NE POLITIKEN TONE ..QEVERIA KA MULLIRIN SASIN E UJTIT DUHET TA KONTROLLONI JU(opinionistet dhe analistet) DHE OPOZITA E KUJTDO KRAHU QOFTE…

  35. valter  17/06/2012 në 8:13 am

    Qe Nano te mos kthehet e thone shqiptaret e ndershem:problemi eshte se Nano eshte vetem njeri nga te shumtet qe s’duhet kurrsesi te merren me politike;sikur te ishte e mundur qe te iknin dhe keta te tjeret!!!!!!!!!!!???

Komentet janë mbyllur