Testi i letërsisë, zbardhen rezultatet për 12 mijë maturantë

Pikat më të dobëta të maturantëve në provimin e Gjuhë-Letërsisë, ku ata kanë humbur dhe më shumë pikë janë esetë dhe drejtshkrimi. Në këtë përfundim kanë arritur vlerësuesit e testeve në dy qendrat e ngritura në kryeqytet, të cilët deri më tani kanë korrigjuar 12 mijë teste Letërsie, ku 9-10 % e maturantëve janë vlerësuar me mbi 40 pikë dhe 2-3% e tyre kanë marrë nën nivelin e 10 pikëve. Këtë vit, ndryshe nga maturat e tjera, Ministria e Arsimit ka vendosur të bëjë publike rezultatet e para, duke shfaqur në media se si po shkon korrigjimi i provimit të Maturës Shtetërore. Një nga vlerësueset e provimit të Letërsisë në Tiranë, Luiza Myrtaj, duke dhënë detaje rreth testeve të korrigjuara thotë se në vlerësim nuk do të ketë subjektivizëm. “Problemi që haset kryesisht është tek eseja, tek procesi i të shkruarit, i cili është një proces që duhet të punohet më shumë në shkollat tona. Problemi qëndron më shumë në strukturimin e esesë dhe në stilin e vetë shkruesit. Nuk mendoj të ketë subjektivizëm për faktin sepse kolonat përkatëse ku janë shënuar shtjellimi i idesë, organizimi i strukturës, stili dhe origjinaliteti, saktësia gjuhësore janë të përcaktuara shumë qartë se si do të bëhet vlerësimi”, – pohon Myrtaj. Ndërsa për veprën e Sharl Bodler, për të cilën maturantët janë shprehur të shqetësuar, vlerësuesit thonë se deri tani procesi ka ecur normalisht. Ata thonë se asnjë maturant, përgjigja e të cilit për poezinë e shumëkontestuar nga ta “Albatros” të Bodlerit nuk ka qenë identike me çelësin model të publikuar nga Ministria e Arsimit nuk është penalizuar. Një nga vlerësueset e testit me eksperiencë edhe në hartimin e tezave të Maturës, Lindita Murfi thekson se kjo është një nga ato pyetje që bën diferencën mes gjimnazistëve me nivele të ndryshme. Edhe pse deri tani është korrigjuar më pak se gjysma e testeve të 49 mijë maturantëve, specialistët e Ministrisë së Arsimit deklarojnë se niveli pritet të jetë më i mirë se një vit më parë.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj bën të ditur se niveli i maturantëve që kanë vlerësim shumë të mirë është më i lartë se vitet e kaluara. Ndonëse procesi i vlerësimit për Letërsinë parashikohet të përfundojë para 16 qershorit, notat e provimit të parë të Maturës do të dalin pas kësaj date, kur maturantët të kenë përfunduar edhe testin e Matematikës. Sipas afateve, grupit të korrigjuesve i duhet 10 ditë kohë për të vlerësuar provimin, më pas për 5 ditë të tjera bëhet administrimi i testeve dhe shpallja e rezultateve. Në Tiranë korrigjimi po zhvillohet në dy qendra të mëdha, ndërsa testet e rretheve, në 4 qytete të tjera. Çdo provim kalon në dy duar vlerësuesish dhe nëse ata kanë kundërshti mes tyre, testi korrigjohet nga një grup i tretë mësuesish.

 

12 mijë teste të Letërsisë janë vlerësuar deri tani

37 mijë të tjera mbeten për t’u korrigjuar

9-10 % e maturantëve janë vlerësuar me mbi 40 pikë

2-3%  e tyre kanë marrë nën nivelin e 10 pikëve

9 Përgjigjet për "Testi i letërsisë, zbardhen rezultatet për 12 mijë maturantë"

  1. bbb  09/06/2012 në 10:17 am

    Programet ne arsimin sot lene per te deshiruar nuk e kuptoj si ndertohet nje teze e vetme provimi ku shkollat studjojne me libra te ndryshem te shtepive notuese te ndryshme si i trajton temat nje autor si trajton nje tjeter .Ceshtja e trajtimit te programeve duhet zgjidhur sa me shpejt ne shqiperi duhet te ekzistoje nje program shkollor dhe nje autor me i miri .Psh matematika apo letersia apo te gjitha lendet e tjera te jete e njejte ne te gjithe shqiperine si me pare .Se ku do fitojne shtepite botuese ,se cfare do te bejne profesoret ne nuk dime gje ne duam libra unik ne gjithe shqiperine.

  2. ivagenista  12/06/2012 në 11:58 am

    nuk pritej qe te ne binte nje veper e tille si albatrosi [er arsye se nuk e kishim ber,shpresoj te na ngreje note eseja dhe drejtshkrimi,,,suksese dhe atyre qe ndoshta shpresonin per nje 5 dhe shpresoj te mos ken ngel dhe ne qe donim 10 te pakten te jemi te 8,,,

  3. ivagenista  12/06/2012 në 12:02 pm

    nuk pritej qe te ne binte nje veper e tille si albatrosi per arsye se nuk e kishim ber,shpresoj te na ngreje note eseja dhe drejtshkrimi,,,suksese dhe atyre qe ndoshta shpresonin per nje 5 dhe shpresoj te mos ken ngel dhe ne qe donim 10 te pakten te jemi te 8,,,tani besoj se na ka ngel te besoj vec tek fati se drejtoria ne zhgenjeu pa mas…………

  4. Zai  12/06/2012 në 6:43 pm

    Albatrosi te bllokonte sapo e lexoje nuk te vinte asnje mendim….shpresoj mos te kemi kshu surprizash edhe ne testin e matematikes

  5. mirsad  13/06/2012 në 11:09 pm

    Testi,me kot..!

  6. xhulio  16/06/2012 në 1:22 pm

    me jepni nje link te shikoj rezultatet ju lutem,?

  7. armela  16/06/2012 në 1:31 pm

    testi kot krejt dhe ky i matematikes i veshtir pak

  8. ervis lika  16/06/2012 në 5:39 pm

    nota e letersise

  9. jona  16/06/2012 në 9:49 pm

    Ju lutem ,kur mund ti marrim notat e letersise??

Komentet janë mbyllur