E shiti edhe Berisha, por s’e jep Zheji tani!

Deri tani më rezulton që vetëm tre vetë që i përkasin fushës së mediave të jenë shprehur pro masakrës mjedisore që po ndodh në Parkun e Tiranës. Artur Zheji, drejtor i gazetës MAPO, Henri Çili, pronar i MAPO-s, dhe Blendi Kasmi, kryeredaktor i Gazetës RD. Blendi paguhet për këtë punë, ndaj nuk kam gjë me të. Mbetet Henri dhe Arturi. Të dy këta e mbrojnë me forcë shkatërrimin e Parkut të mbështetur mbi dy argumente kryesore. E para, zhvillimi ka pasojat e veta, pra nuk mund të ndalojmë zhvillimin për ca pemë. Dhe e dyta, rruga është e domosdoshme, se ndihmon lëvizjen dhe trafikun. Me Henrin kam debatuar për këtë punë edhe në televizion, ndërsa Zheji kishte një shkrim dje tek MAPO. Argumentet e tyre siç thashë, janë dhe mbeten ato të dyja që përmenda më sipër.

Në fakt, të dy këto argumente i shkon t’i thotë një administrator publik a burokrat qeveritar, por aspak dy njerëz të medias. Njerëzit e letrave dinë të mbrojnë e të protestojnë qoftë edhe për një pemë të vetme, se vetë jeta dhe misioni i tyre është i tillë. Vetëm në Shqipëri mund të gjesh një filozof që teorizon për prerjen e pyllit në funksion në zhvillimit dhe një opinionist që teorizon për domosdoshmërinë e zëvendësimit të pemëve me beton. Si në kohë të Komandantit, kur vetë punëtorët detyroheshin të merrnin nisma për uljen e rrogave, apo fshatarët që detyroheshin të dilnin vullnetarë për të tufëzuar bagëtinë. Siç i thonë një llafi: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”.

Është çështje filozofie dhe ndarje botëkuptimesh kjo. Nëse ja dilni të më gjeni një shkrimtar, që nga Alaska e deri në Afrikën e Jugut në këta 100 vjetët e fundit, që të ketë shkruar për të mirat e betonit, ma thoni të shkoj ta këndoj edhe unë këtë specie të rrallë. Jo se betoni nuk ka të mira, por se nuk është ky misioni i shkrimtarit e i filozofit. Misioni i tyre, i shoqërisë civile, është t’i rijnë roje kapitalit dhe të përpiqen ta ndalin me sa kanë në dorë, jo në emër të status quo-së, por në emër të së mirës së përbashkët. U takon politikanëve e qeverive pastaj, të bëjnë peshoren midis të dyjave dhe të gjejnë të mesmen midis babëzisë së ligjshme të kapitalit dhe dashurisë për natyrën të shkrimtarit. Mirëpo kur vetë shkrimtaridel e djersitet për të justifikuar betonin, aha lumi të na marrë më keq se na ka marrë, pastaj!

Në kohën e debatit të hapur për librin “Skënderbeu” të Oliver Schmitt-it, ndër të tjera lexoja edhe një kundërshtar të rreptë të tij, që kishte mbushur dy faqe gazete me një analizë të stërgjatë kritike. Në fund analiza mbyllej me këtë frazë: “Megjithatë ruaj të drejtën të shkruaj sërish rreth kësaj çështjeje, pasi ta kem lexuar librin e Schmitt-it”. E pabesueshme!!! Kishte mbushur dy faqe kritikë pa e lexuar akoma librin!

Tani i dashur Artur, po të bëj një pyetje direkte: PO TI, E KE PARË PROJEKTIN E BASHKISË PËR RRUGËN, apo jo? Ne kemi plot një muaj që kërkojmë me këmbëngulje të përmbushet një detyrim i thjeshtë dhe minimal ligjor: Të bëhet publik projekti i miratuar nga Bashkia. Askush nuk na ka kthyer përgjigje. Kemi bërë 8 letra nëpër institucione dhe s’kemi marrë absolutisht asnjë përgjigje.

Deri tani, asnjë prej nesh nuk është shprehur nëse është e nevojshme të bëhet rruga apo jo, nëse duhet bërë më e gjerë a më e ngushtë, nëse duhet të kalojë këtej apo andej, nëse duhet bërë me tunel apo me aeroplan. Arsyeja është e thjeshtë: nuk mund të shprehemi për një projekt që nuk e kemi parë. Tani unë nuk e di se çfarë projekti po mbron qoftë ti e qoftë Henri, kur projekt nuk ka. Nëse ju e keni parë, ju lutem na thoni edhe neve se ku e keni parë, të shkojmë e ta shohim edhe ne. Nëse nuk e keni parë, a nuk ju duket paksa si naive që të mbroni një gjë që nuk e keni parë?!

Ne jemi shprehur (dhe me forcë madje) që duhet ndërprerë batërdia e pemëve që po ndodh në Park. Natyrisht që këtë do ta kërkojmë. Për sa kohë që nuk ka një projekt të diskutuar, të miratuar dhe të publikuar siç e kërkon ligji, çdo prerje pemësh është ilegalitet, barbari dhe paligjshmëri.

Berisha është usta i vjetër. Kur pa se Basha nukdeldot të mbrojë gafat e veta, u përpoq ta mbrojë ai vetë nga sipër. Doli para një jave dhe, pasi na shau me rrënjë e degë, u shpreh se rruga është e domosdoshme, zgjerimi i saj u shërben farkarëve që të vijnë në Tiranë, e plot broçkulla të tjera.

Kaluan veç ca ditë dhe e ktheu timonin papritur 180°. Kësaj radhe tha se ishte dakord me shoqërinë civile dhe me Lubonjën për luftën që po bëjnë, por Parkun po e shkatërrojnë fadromat e PS-së. E kishte llafin, që sipas thashethemeve fituesi i tenderit qenka një i afërm i një deputeti të PS-së. Natyrisht që edhe një fëmijë e kupton se nëse ky zotëria që po pret pemët qenka i paligjshëm, prapë faji është i Saliut, se Saliu paguhet nga ne të gjithë që të na mbrojë shtëpitë e pasuritë nga sëpatat dhe jo ai pronari i firmës.Ponejse, kthesa e Saliut nuk ishte se ju dogj barku për pemët, për Lubonjën apo për ambientalistët. Thjesht e ktheu ca timonin se ka marrë vesh që për këtë çështje, po interesohen dhe po investohen edhe ambasadorët, të përjetshmit ambasadorë, që i paçim sa malet, se përndryshe do ishim harruar me kohë e vakt.

Tani Saliu u rreshtua me ambientalistët, madje dha edhe porosi të ndërpritet prerja e pemëve, madje tha edhe që pemët të hiqen me kujdes me gjithë rrënjë për t’u rimbjellë (çfarë talljeje). Pra Saliu i qeverisë doli e po mbron pemët, ndërsa Arturi i shoqërisë civile po këmbëngul që ato duhen prerë. Dale se m’u bë koka lëmsh. Unë e dija se isha në llogore me shoqërinë civile dhe po luftonim me Saliun që ishte në istikamin përballë, tani mëdelqë Saliun e paskam në krah dhe përballë më ka dalë Arturi që duhej të ishte në krahun tim! Komedi që vetëm në Shqipëri mund të bëjë vaki, tamam tek ajo kënga e vjetër:

“Mora pushkën dola malit për atdhe

ku ta dija unë i shkreti se armiku ish me ne!”.

Unë shkrimin e Zhejit tek MAPO nuk e kisha vënë re. Ma rekomandoi Lubonja që, ndërsa më shpjegonte në telefon, nuk duroi pa thënë: “Epo kjo punë kështu, e shiti Berisha, nuk e jep Zheji tani!”. E bukur për titull, apo jo? Artur, të lutem ose më trego se ku e ke parë projektin, se bën vaki të ndërroj mëndje edhe unë pasi ta shoh; ose përndryshe eja të të shpjegoj ca gjëra se ku çalon kjo punë, se bën vaki të ndërrosh mëndje ti pastaj.

 

17 Përgjigjet për "E shiti edhe Berisha, por s’e jep Zheji tani!"

  1. Niko  16/07/2012 në 1:02 pm

    Z Lame nje nga shkaterruesit kryesor bashkepuntor i z Rama ne betonizimin e Tiranes dhe degjenerimin ne nje qytet te pabanueshem, tani ju dhemb shpirti qe tirana po kthehet frymemarrjes normale si cdo qytet europian!! Si ka mundesi qe nuk i vjen turp keti lames qe eshte gati te kundershtoje cdo projekti qe eshte per zhvillimin e qytetit, vetem e vetem se po e ben kundershtari i tyre qe nuk e munden dot, as me miljonat e eurove te paguara per te blere votat ne Tirane!!!

  2. ;LUANI  16/07/2012 në 1:06 pm

    Shoku Lame!(Te drejtohem me kete titull se e ke zyrtar dhe jo per denigrim).Njeriu eshte ose i mire ose i keq dhe jo njehere i mire e nje here i keq.E pra shoku Lame reagimi jot ndaj te keqes duhet te jete i sahershem dhe konstant e ndaj kujdo qe e shkakton kete te keqe.Kam pare dhe jo vetem une se ti je kunder disa te keqijave qe te interesojne e jo ndaj gjithe te keqijave.Kritika jote ndaj se keqes nuk eshte si ndjenje pergjegjesie apo missioni,por si ndjenje sherbimi dhe devocioni,ndaj PARTISE DHE UDHEHEQESIT, sigurisht.Ben disa here “gjoja” kritike ndaj tyre,po kjo eshte e lexueshme lehte se nuk e ke pernjimend.Nuk mund te fyesh dhe te besh budalle shqiptaret or shoku LAME!?

  3. Kolin, çun Tirone dje - shtetas europjan sot  16/07/2012 në 1:36 pm

    Prololog:
    Megallomania alla-albanistan e të shkruarit (gjoja ironik) e kti Lames të spërdredh zorrët e barkut. Nuk dua të hyj në temën e shkrimit as në polemikën e Zhejit, por mënyra se si shkruan ky Lame e vlen t’i përgjigjesh ksaj specje që është shkolluar, jeton e vegjeton diku në provincë të Europës.

    Or Lame, je apo nuk je dakort për prerjet tek parku, për projektin etj. ky është problem i yti dhe i bashkisë. Kush e mbron apo e shan ktë projekt të shoqëruar me prerje pemësh, prap ky është problem mes palëve. Druaj se kur të bëhet inagurimi i ksaj rruge, ju do fshiheni ashtu siç u fshehën shokët e partisë, (pasi e mallkuan) në inagurimin e rrugës së kombit.

    Një gjë mësova për ty or Lame:
    Ti ke qënë një nga bashkautorët e masakrës së betonizimit të Tiranës së bashku me pundhënësin tënd të asaj kohe Ra-mën. Atëherë nuk të kemi parë të dilje qoftë dhe një herë të vetme për bëmat e Ra-mës pse kuletën ta mbushte plot ai ty. Ti, sot në krah kundër bashkisë dhe kryetarit të saj të sapozgjedhur, ke Shkrelin e Shamk-komunistit, ke Andrea Stefan-sekretarin e rinisë së PPSH. Jeni ju ky derivat postkomunist që jeni bërë bllok dhe jeni kundër çdo gjëje që nuk del më nga tenderat e dhuruara prej ish-pundhënësit tuaj apo partisë tuaj. Për më tepër ti Lame, kur pundhënësi yt dje jepte leje pë lokalet apo apartamentet (betonizimet) e ngritura bash në zemër të parkut e që shoqëroheshin me prerje masive të pemëve, ti heshte La-me?! Pse heshte dje ti Lame për drurët që u prenë për interesat e një individi ndërsa sot ti ulëret si gore për disa dru që priten në periferi të parkut për interesat e komunitetit?

    Epilog:
    La-me! ashtu si dhe ish-pundhënësi yt Ra-ma, vuani: a-ti nga sindroma e protagonizmit kurse ish-pundhënësi yt b-nga sindroma e karriges së kryeministrit. Që të dy keni në gen të trashëguar sëmundjen e famshme të sërës tuaj: DEMAGOGJINË!!!.

  4. Mehmet Metaj  16/07/2012 në 1:49 pm

    APOKALIPSI EKOLOGJIK QE PO TROKET !

    Përcaktimi i Universit është përligjur tashmë nga teori të ndryshme shkencore, zanafilla e të cilave vjen që nga Greqia e lashtë dhe i famshmi Pitagora dhe filozofi korife´Aristoteli, të cilat kan reflektuar rreth nevojave immediate, reale dhe sociale. Ndërkohë një rreth vicioz ka ekzistuar në të gjitha epokat, që vjen dhe është prova e kuptimit të moralit që imponon pushteti duke dhunuar alternativat shkencore. Por ja le të shpresojmë nga “zbulimi” Zviceran i diteve të fundit i grimcës së Zotit ose grimca “Higg” që mund të na spjegoj enigmën e Universit.(?!).

    Fizika helenistike e kthimit të përjetshëm u përkthye në favor të evolucionit linear, si vepër e disa teologëve, të cilët në fillimet e erës kristiane nuk pranuan aprovimin e historisë së shenjtë kundrejt ridimensionimit dhe rilindjes së botes natyrale. Në mënyrë supersonike natyra ka qënë gjithmone fotokopje e vetvetes, ndërkohe që njeriu e ka parë atë në funksione të ndryshme në vartësi të epokave.

    Në gjithë rruzullin tokësor janë 4,1 miliard ha pyje. Nga sipërfaqja e përgjithshme e planetit tonë (Tokës) prej 51 miliard ha, 74 % mbulohet nga uji (oqeanet, detet, liqenet, lumenjt) kuse 26 % është tokë e that që përbën 13,18 miliard ha. Dhe 31 % e kësajë toke të thatë mbulohet nga pyjet, d.m.th afro 8 % e sipërfaqes së tokës së planetit. Po të zbriten këtu pyjet e ulëta (shkurre) të rritura në kufijt e kënetave dhe të tundrës, në shkretëtira dhe gjysëmshkretëtira, mbeten vetëm 5 % pyje të lartë. Per rreth 6,3 miliard popullsi i bie 0,6 ha pyll per capita. Ky është një thesar madhështor i tokës për njerëzimin.

    Çdo vit pyjet si pjesa e gjelber e planetit thith 123 miliarde ton anhidrid karbonik. Pjesen me te madhe te barres e kane pyjet tropikale me 34 % te gazrave te absorbuar dhe me pas vijne savanat me 26 % edhe pse zene nje siperfaqe sa dyfishi i pyjeve tropikale. Shifrat janë marramendëse, por tendencat janë të qarta: planeti po shkon drejt një përplasje të madhe të interesave si nevojave në rritje per ushqim, të energjisë dhe të sigurisë së klimës ushtrojë presion në rritje mbi tokës dhe ujit. Shpyllezimi ne Amazona (Amerika Latine/Jugut): 4, 5 milion ha/vit dhe ne vendin e dyte Afrika me 0,4 milion ha/vit;

    Dhe tashme njerezimi per te paren here ne historine e tij ndodhet perpara nji momenti kur duhet te perzgjedh me emergjence, jo vetem persa i perket gjendjes dhe situatave te planetit Toke, por ne pergjithesi rreth kushteve qe e bene te mundur lindjen dhe pershtatjen e njeriut ne kete planet. Vetem individi/njeriu, i ҫliruar nga bestytnite dhe frengjite religjioze, mund te jete nje qenje relativisht e lire dhe te kontribuoje per shmangjen e katastrofave dhe apokalipsit ekologjik qe po troket forte tashme. (ndersa F. Niçe thote se “nese e verteta mund te arrihet ndonjehere ajo mund te arrihet nga nje individ, i cili hedh poshte gjithҫka qe shoqeria ose feja e quan te rendesuishme, vetem nje mbinjeri ose superman mund te jetoj ne menyre autentike dhe te suksesshme..”)
    Dhe nderkaq te gjendur perballe ҫrregullimeve te dukshme klimatike globale dhe hijes se frikshme te nje apokalipsi ekologjik dhe kohet e fundit po flitet shpesh dhe per pyjet ne kuadrin e diskutimeve te shkaktuara dhe frymezuara nga debati global i ngrohjes se klimes dhe keto debate sapo kan dale nga tavolina e Samitit te Kopenhages ku dhe vendi i yne ndonese nje vend i vogel dhe pa pergjegjesi direkte ne keto ndikime mori angazhimet e veta ku pyjet jane epiqendra e diskutimeve.

    ANGAZHIMET TË RIO + 20

    Ndër angazhimet e regjistruar përfshijnë: mbjelljen e 100 milion pemë nga 2017; gjelbërimin 10.000 km katror e shkretëtirës; kursim 1 megavat-orë të energjisë elektrike në ditë; fuqizimin e 5000 grave sipërmarrëse në bizneset e ekonomisë së gjelbër në Afrikë; krijimin e një program master në praktikën e zhvillimit të qëndrueshëm; zhvillimin e një politikë mjedisore Blerja dhe minimizimin mbeturinave dhe strategji të menaxhimit; riciklimit 800.000 ton në vit të PVC në vitin 2020.

    • ermal  18/07/2012 në 12:10 pm

      Ju pergezoj z.Mehmet per zellin e kushtueshmerine qe keni ndaj nje problemi ka te rendesishem per njerezimin, ruajtjen e planetit nga demet e medha qe i sjellin demtimet masive te zonave pyjore.
      Por do ju ftoja qe te zbrisni nga lartesia e globalizimit te problemeve ambjentaliste, tek ambjentalisti yne socialist, mik i ambjentalistit tjeter Edi Rama,e qe te dy kane dhene nje kontribut te cmuar ne betonizimin e Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise.
      A jeni me te vertete i bindur se Lamja e ka me sinqeritet merakun per disa peme te prera, kur i ka mbyllur syte ndaj bemave te mikut te tij Rama qe ne vend te pemeve e parqeve mbolli vetem betone ?

  5. plepi  16/07/2012 në 3:31 pm

    Vetem ti te pakten te takon te heshtesh.kthehe koken mbrpa dhe shiko masakren qe ke bere ne pishat e golemit kur ke qene ti ne KKRTR eRepublikes.Ktheje koken mbrapa dhe shiko masakren qe bete me Shokun Edi kur qete ne Bashki.Nuk late kend sportiv lulishte fusha futbolli pa betonizuar.Po ti nuk e mbyll gojen si llapazan pa fere qe je.

  6. Ibrahim  16/07/2012 në 5:06 pm

    Po me duket se rama do te formoj shoqaten e gomarve sepse lame,balla,braqe ter diten pallin,sa here qe mushka rama tju thote.ky palles i rames e kenaqi tiranen kur ishte ne bashki dhe tash na shet mend.

  7. Mehmet Metaj  16/07/2012 në 6:29 pm

    Duke pershendetur mikun dhe “bashkeluftetarit” tim Artan lame, per nje Shqiperi njerezore dhe me rregulla dhe per mbrojtjen e mjedisit dhe natyres sone “siu generis’ po vendos ketu thjesht disa paragrafe te shkeputura nga steitmente te eventit me te fundit qe lidhet me ngohjen globale dhe pemet/druret/mbjelljet, qe tek ne nuk ekziston asnje insitaive e tille, pervec vandalizmes dhe shfarosjes, natyrore dhe njerezore:
    APOKALIPSI EKOLOGJIK QE PO TROKET !
    Antarësimi “natyror“i Shqipërisë në BE ka standart gjithashtu dhe kontrollin e Shtetit ndaj mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit në terësi!
    Përcaktimi i Universit është përligjur tashmë nga teori të ndryshme shkencore, zanafilla e të cilave vjen që nga Greqia e lashtë dhe i famshmi Pitagora dhe filozofi korife´Aristoteli, të cilat kan reflektuar rreth nevojave immediate, reale dhe sociale. Ndërkohë një rreth vicioz ka ekzistuar në të gjitha epokat, që vjen dhe është prova e kuptimit të moralit që imponon pushteti duke dhunuar alternativat shkencore. Por ja le të shpresojmë nga “zbulimi” Zviceran i diteve të fundit i grimcës së Zotit ose grimca “Higg” që mund të na spjegoj enigmën e Universit.(?!).
    Fizika helenistike e kthimit të përjetshëm u përkthye në favor të evolucionit linear, si vepër e disa teologëve, të cilët në fillimet e erës kristiane nuk pranuan aprovimin e historisë së shenjtë kundrejt ridimensionimit dhe rilindjes së botes natyrale. Në mënyrë supersonike natyra ka qënë gjithmone fotokopje e vetvetes, ndërkohe që njeriu e ka parë atë në funksione të ndryshme në vartësi të epokave.
    Në gjithë rruzullin tokësor janë 4,1 miliard ha pyje. Nga sipërfaqja e përgjithshme e planetit tonë (Tokës) prej 51 miliard ha, 74 % mbulohet nga uji (oqeanet, detet, liqenet, lumenjt) kuse 26 % është tokë e that që përbën 13,18 miliard ha. Dhe 31 % e kësajë toke të thatë mbulohet nga pyjet, d.m.th afro 8 % e sipërfaqes së tokës së planetit. Po të zbriten këtu pyjet e ulëta (shkurre) të rritura në kufijt e kënetave dhe të tundrës, në shkretëtira dhe gjysëmshkretëtira, mbeten vetëm 5 % pyje të lartë. Per rreth 6,3 miliard popullsi i bie 0,6 ha pyll per capita. Ky është një thesar madhështor i tokës për njerëzimin.
    Çdo vit pyjet si pjesa e gjelber e planetit thith 123 miliarde ton anhidrid karbonik. Pjesen me te madhe te barres e kane pyjet tropikale me 34 % te gazrave te absorbuar dhe me pas vijne savanat me 26 % edhe pse zene nje siperfaqe sa dyfishi i pyjeve tropikale. Shifrat janë marramendëse, por tendencat janë të qarta: planeti po shkon drejt një përplasje të madhe të interesave si nevojave në rritje per ushqim, të energjisë dhe të sigurisë së klimës ushtrojë presion në rritje mbi tokës dhe ujit. Shpyllezimi ne Amazona (Amerika Latine/Jugut): 4, 5 milion ha/vit dhe ne vendin e dyte Afrika me 0,4 milion ha/vit;
    Dhe tashme njerezimi per te paren here ne historine e tij ndodhet perpara nji momenti kur duhet te perzgjedh me emergjence, jo vetem persa i perket gjendjes dhe situatave te planetit Toke, por ne pergjithesi rreth kushteve qe e bene te mundur lindjen dhe pershtatjen e njeriut ne kete planet. Vetem individi/njeriu, i ҫliruar nga bestytnite dhe frengjite religjioze, mund te jete nje qenje relativisht e lire dhe te kontribuoje per shmangjen e katastrofave dhe apokalipsit ekologjik qe po troket forte tashme. (ndersa F. Niçe thote se “nese e verteta mund te arrihet ndonjehere ajo mund te arrihet nga nje individ, i cili hedh poshte gjithҫka qe shoqeria ose feja e quan te rendesuishme, vetem nje mbinjeri ose superman mund te jetoj ne menyre autentike dhe te suksesshme..”)
    Dhe nderkaq te gjendur perballe ҫrregullimeve te dukshme klimatike globale dhe hijes se frikshme te nje apokalipsi ekologjik dhe kohet e fundit po flitet shpesh dhe per pyjet ne kuadrin e diskutimeve te shkaktuara dhe frymezuara nga debati global i ngrohjes se klimes dhe keto debate sapo kan dale nga tavolina e Samitit te Kopenhages ku dhe vendi i yne ndonese nje vend i vogel dhe pa pergjegjesi direkte ne keto ndikime mori angazhimet e veta ku pyjet jane epiqendra e diskutimeve.
    RIO + 20 (13-22.06.2012):
    E ardhmja që ne duam
    I. Vizioni ynë i përbashkët
    1. Ne, Krerët e 100 Shteteve dhe Qeverive dhe të nivelit të lartë përfaqësues, duke pasur u takuan në Rio de Janeiro, Brazil, nga 20 deri 22 qershor 2012, me pjesëmarrjen e plotë të shoqërisë civile, të ripërtërirë angazhimin tonë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për sigurimin e promovimin e një të ardhme ekonomikisht, shoqërisht dhe ekologjikisht të qëndrueshëm për planetit tonë dhe për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
    2………………………….
    II. ANGAZHIMET:
    Ndër angazhimet e regjistruar përfshijnë: mbjelljen e 100 milion pemë nga 2017; gjelbërimin 10.000 km katror e shkretëtirës; kursim 1 megavat-orë të energjisë elektrike në ditë; fuqizimin e 5000 grave sipërmarrëse në bizneset e ekonomisë së gjelbër në Afrikë; krijimin e një program master në praktikën e zhvillimit të qëndrueshëm; zhvillimin e një politikë mjedisore Blerja dhe minimizimin mbeturinave dhe strategji të menaxhimit; riciklimit 800.000 ton në vit të PVC në vitin 2020.

    • ermal  18/07/2012 në 12:24 pm

      Mehmet !
      Lufta ambientaliste ka nje fare radhe.
      Sa me vlere do te ishte qe se bashku me “bashkeluftetarin” tend Lame, ne vend te problemeve globale te ambientit, ta nisnit “analizen” tuaj nga bemat e ambjentalistit Enver Hoxha e te vazhdonit me tej me bemat e ambjentalistit Lame qe cirret me force per mbrojtjen e piramides se diktatorit.
      Nje analize interesante do te ishte p.sh., se sa peme jane shkulur me ndertimin e qindra mije bunkereve, e sa peme mund te ishin mbjelle me parate e harxhuar per keto bunkere.
      Si nuk degjuam ndonje “ambientalist” shqiptar te vinte kujen per kete masaker te natyres shqiptare, por edhe te shperdorimit te parave te qytetareve vetem per nje marezi paranojake te diktatorit te cilit kerkoni ti ruhen piramidat ?

  8. armir  16/07/2012 në 8:00 pm

    je aq hipokrit sa nuk kam fjale me e pershkru, po si mor njeri kryetari jot e ka ba gjungel betoni tiranen dhe keni kontribu per me e ba gjungel betoni ju ju ju ju prandaj mos kujto se ju beson kush pikrisht sepse jeni hipokritaaaaaaaaaaaa.

  9. madrid  17/07/2012 në 2:08 am

    jeni gazeta me besushme qe lexoj.nuk merem fare me artilullin e z.Lame se me duket kohe e humbur,nuk ka shqiptar qe ka dy para mend ne koke e nuk e kupton qellimin e keti pseudoabientalisti.

  10. Enis Mataj  17/07/2012 në 2:48 am

    Ti, inicuesi dhe ideuesi kryesor i betonizimit kriminal te Tiranes,
    Ti, langoi me i palodhur i shkaterrimit te arteries se gjelber te saj,
    Ti, uzurpatori i papermbajtshem i vijes bregdetare te Golemit e Durresit,
    Ti, qe bere te pamunduren ti vishje Tiranes sime pamjen e vrerosur dhe tejet te peshtire te fytyres tende. (Zoti te me fale! Zoti ne fakt ka ditur te te gostise. Te ka binjakezuar shpirtin me fytyren!)
    Ti, pra, ti qe s’a si bere gjemen Tiranes del e peger tani nder media si korife’ i perparimit.
    Ti, qe kerkon bile te gjesh nje shkrimtar qe i thur lavde betonit.
    Ti qe paskerke lindur shkrimtar e gazetar, qe i perket shoqerise civile ulerin tani:
    Gjeni preresin e pemeve! Oh i shkreti ti! Nukmund t’a kuptosh se Zoti te tjereve u ka falur virtut, bukuri, fisnikeri? U ka falur jeten? Ndersa ty te ka dhuruar vetem vrerin. ne fytyre, ne shpirt ne mendim.

  11. agimi  17/07/2012 në 11:23 am

    SH LAME( te drejtohem keshtu si komunist qe je) ti ja fut kot per cdo gje,je sherbetor e altoparlant i komandant Edvinit,je i pacipe e te rrofte kultura (qe te mungon)kur i drejtohesh nje njeriu aq me teper udheheqes me emer SALIU.Cfare e ke ti i ke prere kerthizen(thote populli yne) apo IMITON SHEFIN TEND.Nje kerkese per Z ZHEJI dhe Cili:mos ja varni fare ketij imituesi komunist!!!!!

  12. andrea marku  17/07/2012 në 12:47 pm

    Lame do të ruajë Tiranën e komunizmit me një park e asgjë tjetër. Ore zotëri, rruga do hapet se nuk mund të rrijë peng i disa pemëve. Por hajd të mendojmë sa pemë do mbjellim, që të bëjmë parqe të tjera për Tiranën në Paskuqan, në kombinat, etj se Tirana nuk mund tël jetë vetëm me një park ku shëtitet vetëm të dielën komuniste. Vini re tiranën nga ajri sa pak pemë ka. Nuk shqetësohet askush për të bërë mbjellje në çdo cep të tiranë por qajnë për dy pemë për zgjerim rrugësh. Dhe e dini pse qajnë, psepse bajraktarët e kuq i kanë ndarë zonat e banimit dhe nuk duan t’ia prekë njeri.

  13. kozi  17/07/2012 në 3:17 pm

    Cudi tek shkrimi i lames perseri nuk paska asnje shkrim kunder Zhejit.
    Atehere
    1. ose censuruesi i zhejit eshte tejet i devotshem ndaj drejtorit dhe nuk ka asnje sens mase – pasi te mos botuarit qofte edhe te ndonje komenti ne kufijte neutral e ben kete forum tejet qesharak dhe te pavlere…
    2. ose Zhejit i ka djegur shume shkrimi dhe eshte “fy rande” nga Lame dhe (sic duket edhe “miku i tij” Lubonja) dhe ka dhene urdher qe te mos shohe komente negative ndaj “gjenialitetit” te tij tashme proverbiale.

    vetem ne Shqiperi!!!!!!

    • Admin  17/07/2012 në 3:35 pm

      Kozi ka pasur nje defekt teknik.. flm per gjykimin e shpjet te ceshtjes. Te gjitha komentet ne kete teme jane publikuar,,,,

    • ermal  18/07/2012 në 11:41 am

      O shoqja apo shoku Kozi !
      A nuk te terheq vemendjen se kjo gazete boton edhe shkrimin e Zhejit por edhe shkrimin e Lame socialistit. Hidh syte ne disa gazeta krejtesisht te njeaneshme socialiste e do te gjesh vetem shkrime te Lameve, Mustafa Nanove, Dritan Hileve apo Kico Blusheve e komentet rezultojne se 99% e shqiptareve qenkan te dashuruar pas tyre e socializmit. Hap ne faqen online rubriken “analiza” te Ballkan Web, e do te gjesh perdite vetem shkrime te Hiles apo Blushit qe bejne gare me njeri tjetrin se kush ta shaje me shume “Saliun” edhe kur e leshojne doren me ndonje autor tjeter, qe ka disi mendim ndryshe, duket se e kushtezojne edhe ate qe te flase edhe ai nja dy fjale kunder “Saliut”.
      Me komentet e lexuesve gjendja eshte akoma me katastrofale. Ne nje shkrim te Hiles gjen 30 komente qe nuk komentojne shkrimin e tij, por shajne me fjale rugacerore nje komentues qe kritikon Hilen, e te cilin me sa duket moderatoret e kane zgjedhur vetem per kurban.

Komentet janë mbyllur