Formulari A2, zbardhet formula e re për llogaritjen e pikëve

Ndryshon formula e llogaritjes së pikëve për pranimet në universitetet publike të vendit. Duke qenë se për herë të parë këtë vit maturantët u janë nënshtruar më shumë se dy provimeve me zgjedhje të Maturës, në formulën e sivjetshme të llogaritjes së pikëve specialistët e arsimit kanë shtuar notën dhe koeficientin përkatës të lëndës së tretë. Përsa i përket mesatares së gjimnazit, vlera e saj në peshën totale të pikëve përfundimtare nuk do të ndryshojë, dhe ajo do të përbëjë 20% të tyre. Çka do të thotë se sa më e lartë të jetë mesatarja e gjimnazit, po kështu edhe notat e provimeve, aq më të mëdha janë shanset për të grumbulluar më shumë pikë në garën e pranimeve për në universitetet publike. Pikët që të kualifikojnë fitues për në shkollë të lartë përbëhen nga pesë komponentë, të cilët janë: mesatarja e shkollës së mesme; dy provimet me detyrim dhe dy-katër provimet me zgjedhje. Sipas përcaktimeve të bëra nga Ministria e Arsimit, këtë vit nota mesatare, Gjuha shqipe dhe Letërsia e Matematika do të kenë secila nga 20% të peshës së vlerësimit përfundimtar, kurse lëndët me zgjedhje së bashku kanë 40% të pikëve totale.

Më konkretisht, në udhëzimin e MASH për zhvillimin e provimeve të Maturës sqarohet se për llogaritjen e pikëve do të procedohet si më poshtë: “Shënojmë me M, D1, D2, Z1, Z2 dhe Z3, përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje. Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet. Shënojmë me F1, F2 dhe F3 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet. Llogaritja e shumës së pikëve të maturantit do të bëhet: kur maturanti jep 3 provime me zgjedhje me formulën: Shuma e pikëve për 3 lëndë = {0.2 x [M + D1 + D2] x K + 0.4 x [Z1 x F1 + Z2 x F2 + Z3 x F3] : 3 } x 100 x 5”, – shpjegohet në  udhëzimin nr.40 të Maturës 2012. Në formulën e mësipërme të pikëve, koeficienti 0.2 tregon që nota mesatare (M), Gjuha shqipe dhe Letërsia (D1) dhe Matematika (D2) kanë secila nga 20% të peshës së vlerësimit përfundimtar dhe koeficienti 0.4 tregon që lëndët me zgjedhje së bashku kanë 40% të peshës së vlerësimit përfundimtar. Sipas udhëzimit, shumëzimi me koeficientin 5 në formulat e mësipërme bëhet për efekt të referimit me pikët në maturat para 2012-s. Specialistët e arsimit shpjegojnë se bazuar në këtë formulë dhe duke pasur në dorë notat e 4 ose 5 provimeve, maturantët mund ta bëjnë vetë llogaritjen paraprake të pikëve, dhe mbi bazën e rezultateve të arritura të përzgjedhin edhe degët në Formularin A2. Sivjet në këtë formular që pritet të publikohet në fillim të javës së ardhshme, maturantët do të kenë të listuara plot 303 programe të ndryshme studimi, ndërsa numri i kuotave do të jetë 26 307 pranime të reja. Është parashikuar që këtë vit për herë të parë të gjitha procedurat e plotësimit të Formularit A2 të bëhen në mënyrë elektronike. Maturantët do të kenë mundësi që ta printojnë formularin, të ushtrohen për plotësimin e tij, por varianti i vlefshëm do të jetë vetëm ai që do të plotësohet online në faqen e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

 

Për llogaritjen e pikëve do të procedohet si më poshtë:

Shënojmë me M, D1, D2, Z1, Z2 dhe Z3 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje.

Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet.

Shënojmë me F1, F2 dhe F3 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet.

Llogaritja e shumës së pikëve të maturantit do të bëhet:

Kur maturanti jep 3 provime me zgjedhje me formulën:

Shuma e pikëve për 3 lëndë = {0.2 x [M + D1 + D2] x K + 0.4 x [Z1 x F1 + Z2 x F2 + Z3 x F3] : 3 } x 100 x 5  

Shënim: Koeficienti 0.2 tregon që nota mesatare (M), Gjuha shqipe dhe Letërsia (D1) dhe Matematika (D2) kanë secila nga 20% të peshës së vlerësimit përfundimtar dhe koeficienti 0.4 tregon që lëndët me zgjedhje së bashku kanë 40% të peshës së vlerësimit përfundimtar.  

Shumëzimi me koeficientin 5 në formulat e mësipërme bëhet për efekt të referimit me pikët në maturat para 2012-s.

Koeficientët për profilet e shkollave do të jenë: 1; 1.1; 1.2; 1.3 dhe 1.4.

Koeficientët për lëndët me zgjedhje sipas programeve të studimit do të jenë: 1; 1.1; 1.2; 1.3 dhe 1.4.

Shembuj praktikë të përllogaritjes së pikëve

 

 

PIKËT E MATURËS

Edhe pikët e Maturës Shtetërore për një nxënës llogariten me të njëjtën mënyrë si pikët e klasës. Pra, gjenden pikët për secilën lëndë të Maturës Shtetërore dhe këto pikë mblidhen.

Shembull

Lëndët në provimet Notat Kreditet Koeficienti Pikët

Lëndët e detyruara

Gjuha shqipe dhe letërsia 7 10 1 70

Matematika 8 10 1 80

Gjuha e huaj e parë 6 9 1 54

Lëndët me zgjedhje

Matematika e thelluar 7 51,4 49

Fizika bërthamë 6 4 1 24

SHUMA: kreditet 38  shuma 277

Ky nxënës ka grumbulluar 277 pikë në Maturën Shtetërore, kurse numri total i krediteve është 38.

MESATARJA E MATURËS

Ashtu si mesatarja e gjimnazit, mesatarja e Maturës për një nxënës gjendet duke pjesëtuar shumën e pikëve me shumën e krediteve. Për nxënësin në shembullin e mësipërm, nota mesatare e gjimnazit është: 277 : 38 = 7,29.

MESATARJA E PËRGJITHSHME

Te mesatarja e përgjithshme e një nxënësi merren parasysh pikët e tri klasave të gjimnazit, bashkë me pikët e Maturës. Po ashtu mblidhen kreditet e tri klasave me ato të Maturës. Pikët totale pjesëtohen me kreditie totale dhe rezultati rrumbullakoset me dy shifra pas presjes dhjetore.

Shembull

Pikët Kreditet Mesatarja e përgjithshme

Tri klasat e gjimnazit            665,2   88,5

Matura Shtetërore                277      38

Shuma:                                   942,2   126,5               7,45

Mesatarja e përgjithshme e këtij nxënësi është 7,45.

 

DIPLOMA E GJIMNAZIT

Nxënësi e merr diplomën e gjimnazit, kur: është kalues në provimet e përbashkëta dhe të detyruara për të gjithë; është kalues në aq provime me zgjedhje sa shuma e krediteve të tyre të jetë të paktën 8.

Në diplomën e gjimnazit do të shënohen të gjitha lëndët në provimin me zgjedhje, ku është kalues, bashkë me notën dhe kreditet përkatëse.

Për shembull:

Biologjia bërthamë Nota 7 (4 kredite)

Kimia bërthamë Nota 8 (4 kredite)

Kimia e thelluar Nota 7 (2 kredite)

Kur një nxënës i siguron të paktën 8 kredite në provimin e Maturës të lëndëve me zgjedhje, por është pakalues në njërën nga këto lëndë me zgjedhje, kjo lëndë nuk shënohet në diplomën e Maturës. Për shembull, një nxënës ka dhënë në provimin me zgjedhje këto lëndë: Psikologjia (2 kredite), dhe Gjuha frënge (6 kredite), por nuk ka kaluar në Psikologji. Këtij nxënësi, meqë i ka plotësuar 8 kreditet, nuk i vendoset te Diploma e Maturës Psikologjia si lëndë me zgjedhje në provimin e Maturës.

 

Komentet janë mbyllur