Berisha: Në 2013-ën opozitës do t’i japim një leksion të fortë

TIRANË Në një takim të orëve të mbrëmjes me të rinjtë demokratë, kryeministri Sali Berisha nënvizoi nga Dhërmiu rëndësinë që ka kufizimi i imunitetit për luftën kundër korrupsionit dhe të ardhmen europiane të vendit. “Në datën 6 gusht është votim historik se votohet për heqjen e imunitetit dhe heqja e imunitetit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit. Në të vërtetë imuniteti është një mur që pengon luftën e korrupsionit të këtyre zyrtarëve, sepse dekurajon Prokurorinë për të nisur hetimin ndaj një njeriu që është me imunitet, e bën të pasigurt përpjekjen e tij të ndershme për të zbatuar ligjin sepse ka përpara murin e imunitetit…Mosvotimi i imunitetit është akt negativ, një mesazh i keq”, – u shpreh Kryeministri duke iu referuar në këtë rast qëndrimit të prerë të PS-së. “Një nga problemet e mëdha është procesi i integrimit në BE. Ne përballemi me një kundërshtar tonin, i cili beson se duke bllokuar procesin e integrimit, dëmton qeverinë, kundërshtarin. E vërteta është se duke bllokuar procesin e integrimit dëmtohet çdo shqiptar dhe po u dëmtua çdo shqiptar, pa diskutim edhe ajo qeveri që përpiqet me të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrën e tyre… PS-ja është për integrimin, por mendon se nuk duhet të jetë kjo mazhorancë që të marrë meritën e integrimit. Më duhet t’u them se kjo mazhorancë e ka plotësisht të merituar këtë proces, sepse është kjo mazhorancë e cila shembi murin e komunizmit që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe ne nuk penguam të tjerët kur ishin në pushtet, por i mbështetëm me gjithë forcën tonë”, – tha dje Berisha. Kryeministri shtoi se vendimet e fundit të opozitës po dëmtojnë të ardhmen e vendit dhe se përgjigjja ndaj saj do të vijë me votë në zgjedhjet e ardhshme. “Në 2013-ën do t’i japim opozitës një leksion më të fortë se në vitin 2011. Ata do ndëshkohen me votë, siç janë ndëshkuar”, – tha shefi i qeverisë.

6 Përgjigjet për "Berisha: Në 2013-ën opozitës do t’i japim një leksion të fortë"

  1. jurgeni  05/08/2012 në 5:57 pm

    pse mopre pafillo kryeminister cte kushton ta besh kete edhe disa muaj me perpara, do te na shpetoje edhe ne popullin nga edi rama nje here e mire. nqs je burre jepi urdher presidentit te shperndaje parlamentin dhe bej zgjedhje te parakohshme , ti je i sigurt se i fiton pse nuk e ben.

  2. Ndoc Sukaj  05/08/2012 në 8:46 pm

    Te lumte O Sali Berisha… o ,,Mbret,, i Shqiperise … ah sikur te mund tia merrje pushtetin edhe Zotit te Gjithesise…dhe atehere bota do te shkonte me mire se ne kohen e Enverit dhe me keq se nen komanden e Hitlerit,me e sigurt se ne vitet e Stalinit me ,,Bekimin,, e Nastradinit.

  3. Nordi  05/08/2012 në 9:29 pm

    Ky kryeministri yne eshte i papare. Ky eshte Jezusi vet. Qe tani e ka parashikuar qe populli do votoje ate ne 2013… Hajde udheheqes hajde !!!

  4. Arber Lata  06/08/2012 në 2:06 am

    Ne nje analize te thjesht kur integrimi Europian iShqiperis eshte i kushtezuar nga votimi i Partise se Ylberisteve te Rames te cilet e zvarriten marrjen e statusit kandidat per disa vite,patjeter qe jane zgjedhjet e ardhshme qe duhet ti japin fund kesaj situate.Nese nuk duam qe Shqiperia te ngelet peng e kesaj specie shqipfolese anti Shqiptare dhe anti Europiane gjenetike duhet patjeter qe PD me aleatet te marre nje fitore dermuese e Shqiperia te dale nga penngmarrja sllavo-komuniste dhe te kape kohen e humbur.koha qe ka kalur ka vertetuar qe sa here ka pasur mundesi dhe akses PS ka ndikuar dhe bllokuar integrimin duke bere qe vendi te vonohet ne integrim dhe besoj jo rastesisisht te ngelet prapa aleateve te tyre shpirteror (sllaveve).Si ka mundesi qe aty ku PS nuk ka pasur mundesi te ndikoje a bllokoje integrimi (p.sh.heqja e vizave) integrimi ka ecur.E nuk mund te ndodhte ndryshe pasi te presesh integrim nga PS (Komuniste) eshte nje paradoks pertej kufijve te pamundures pasi kjo kategori politike qe ne kushtet e nje demokracie normale duhej qe ne kushtet Shqiptare te ishte e jashtligjshme te presesh e te kushtezoshesh nga ajo per integrim eshte mekat.Kjo specie ka nje raport gjenetik me Europen aq sa Eskimezet me Saharan pasi i kane bere Shqiperis demet me te pa imagjinueshme tani me nje kamuflim pervers vazhdojn ta shtojn kete dem me çdo gje qe kan e qe u vjen ne dore ndaj 2013 eshte koha qe Shqiperia dhe Shqiptaret te dalin nje here e pergjithmon nga varesia e kesaj pjelle anti njerzore e anti kombetare(Ylberistet).TUNG AL.

  5. Kastraveci Alpin  06/08/2012 në 2:50 am

    Mendoj qe nese gjithe socialistet nuk jane ylberist PS e Rames ne 2013 duhet te marre jo me shum se 0.7% aq sa kane marre 99 (jo kopilat por G-99).Te mallkosh socialistet eshte humbje kohe ata i ka zene tashme mallkimi.Ku ka mallkim me te madh se Edi Ramen ne krye te tyre.Ky trishtil (zog i trishtuar) qe ben ciu-ciu ne rrjetet sociale ne maksimumin e mundshem do tu rregullonte socialisteve (se Shqiptareve nuk ka shans per sa kohe te mbajme pasporten Shqiptare e jo Moldave) jeten aq bukur sa ja ka rregulluar vetes,babait,nenes,gruas,femis etj.Ndaj une i lutem Zotit qe ti shpetoje socialistet nga E.Rama dhe shok(q)et e tij.Amin.

    • Nordi  09/08/2012 në 10:13 pm

      Rritu pak se do duhesh vitin tjeter…

Komentet janë mbyllur