Nis rikonstruksioni i rrugës “Endri Keko”

Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha ka vëzhguar sot nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Endri Keko” që lidh bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugën ”Sadik Petrela gjatësi 420 ml, do të ndërtohet me parametra modernë.” Për të rehabilituar këtë aks rrugor  është parashikuar një investim prej 34 570 234 lekësh.“Në ndërtimin e kësaj rruge janë marrë parasysh parametrat më modernë, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza e të ujërave të shiut, Gjatësia kryesore e rrugës do të ketë një gjerësi prej 13 metrash dhe në një pjesë do të ngushtohet, për të akomoduar situatën e pronarëve, në 9 metra por gjithsesi do të mbetet një rrugë e parametrave modernë europianë dhe kjo do të reflektohet edhe në praninë kudo, të rampave për personat me aftësi të kufizuar, në instalimin e të gjithë rrjetit nëntokësor të kabllove, spostimin e linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit dhe mbjelljen e 230 fidanëve të rinj pemësh, përgjatë rrugës” – u shpreh kryebashkiaku Basha. Në të dy anët e rrugës është parashikuar ndërtimi i trotuareve për kalimin e këmbësorëve. Ky investim, i përfshirë në buxhetin e vitit 2012, pas konsultimeve me qytetarët, do të përfundojë brenda 10 muajsh. Rikonstruksioni i kësaj rruge u shërben rreth 3000 qytetarëve të zonës.

Komentet janë mbyllur