Thursday, June 30, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zv.konsulli francez në Manastir: “Isa Boletini me 15 mijë luftëtarë ka hyrë në Dibër, serbët…”

by mapo.al
25/06/2018
in Dikur
0

Në faqen numër 236 të dokumentit me titull “Documents diplomatiques français, 1871-1914. Série 3,Tome 8 / Ministère des affaires étrangères. Commission de publication des documents relatifs aux origines de la guerre de 1914”, gjejmë një telegram të zëvendës – konsullit francez në Manastir, drejtuar asokohe ministrit të punëve të Jashtme të Republikës franceze, në lidhje me hyrjen e Isa Boletinit dhe 15 mijë luftëtarëve shqiptarë në Dibër për të sulmuar garnizonet serbe.

Çfarë përmban me konkretisht ky telegram ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja:

Z. De Berne – Lagarde, Zëvendës-Konsull i Francës në Manastir, për Z. Pichon, Ministrin e Punëve të Jashtme.

Manastir, 25 Shtator 1913, ora 11
(Marrë : 26 shtator, ora 14)

“Forcat e mirëorganizuara shqiptare, prej 15,000 burrash, nën udhëheqjen e dukshme të Isa Boletinit, kanë hyrë në Dibër. Garnizoni serb, pasi pësoi humbje të rënda, i duhej të braktiste të gjithë Dibrën e poshtme dhe të tërhiqej në Strugë duke lënë dy topa artilerie në duart e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, banda të shumta bullgare, sigurisht me nxitjen e qeverisë së vendit të tyre, kanë hyrë në aksion.

Disa prej tyre bashkëpunojnë me shqiptarët, ndërsa të tjerat kanë angazhuar një guerilje të vërtetë në zonat që ndodhen në veri dhe në perëndim të Manastirit.

Shqiptarët, të cilët kanë me vete një numër të caktuar topash, dhe me sa duket, drejtohen nga oficerë austriakë, kanë arritur pranë Strugës.

Situata konsiderohet kritike, pasi serbët nuk kanë trupa të mjaftueshme.

Presim këtu ardhjen e katër regjimenteve që padyshim do të vijnë nëpërmjet hekurudhës.

Ka qenë e pamundur për mua t’u dërgoja një telegram deri tani si pasojë e ndërprerjes telegrafike. Komunikatë e legatës”.

Tags: isa boletiniluftetareserbe

JU SUGJEROJME

Nga punonjëse seksi në “mbretëreshë”/ Zheng Yi Sao, piratja më e rrezikshme në histori
Dikur

Nga punonjëse seksi në “mbretëreshë”/ Zheng Yi Sao, piratja më e rrezikshme në histori

30/06/2022
Shqipëria një vend plot me kontradikta, u përpoqa për ta kuptuar por nuk ia dola!
Dikur

Shqipëria një vend plot me kontradikta, u përpoqa për ta kuptuar por nuk ia dola!

14/06/2022
Përkujtimi / Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës si “armik i popullit”
Dikur

Përkujtimi / Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës si “armik i popullit”

04/05/2022
Letra e panjohur e Enverit për Mehmet Shehun: E lexova autokritikën tënde, por tani s’shoh ndonjë mundësi
Aktualitet

Letra e panjohur e Enverit për Mehmet Shehun: E lexova autokritikën tënde, por tani s’shoh ndonjë mundësi

23/03/2022
Next Post
Thyhet rekordi i lojtarit më të vjetër në Botëror, historinë e shkruan portieri i Egjiptit

Thyhet rekordi i lojtarit më të vjetër në Botëror, historinë e shkruan portieri i Egjiptit

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Katër shqiptarë në pranga, i vodhën Ronaldos sende me vlerë 3 milion euro
  • “Agresion dhe imperializëm në Ukrainë”, akuzat e Papa Françeskut ndaj Rusisë
  • Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
  • NATO nxjerr hartën e Lindjes, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari
  • Paralajmërimi i çiftit amerikan: Nëse jeni një grua, mos shkoni kurrë në Maltë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In